Kosova
Ambasadori amerikan: Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin SHBA – Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar sot se situata me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, përkatësisht me dinarin ka ndikuar në partneritetin SHBA – Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Tutje ai ka thënë se SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për Rregulloren e BQK-së dhe se nuk i sfidojnë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, por kanë kërkuar që Rregullorja e re e BQK-së të shtyhet.
“Një nga zyrtarët më të lartë amerikan, James O’Brien, e bëri të qartë dhe mesazhi im është i qartë – SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për zbatimin e Rregullores së BQK-së. Shqetësimet i kemi thënë në publik dhe privat. Nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, nuk sfidojmë institucionet e Kosovës që të ulin rrezikun e pastrimit të parave apo financimin e grupeve terroriste, nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës apo BQK-në, por ne vazhdimisht po kërkojmë që të shtyhet zbatimi i Rregullores për një periudhë tranzicioni”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka deklaruar se kjo çështje duhet të zgjidhet në dialog dhe pret që Kosova e Serbia të jenë konstruktive në zgjidhjen e saj, teksa ka thënë se ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, shprehu keqardhje që Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kësaj kërkese të SHBA-së.
“O’Brien e bëri të qartë se nëse Qeveria e Kosovës nuk na konsideron partnere, as ne nuk do ta konsiderojmë të tillë. Kam dëgjuar në intervista se kjo situatë nuk ka ndikuar në marrëdhëniet tona. Dua të jem i qartë, thjesht nuk është e vërtetë. Kjo situatë ka prekur partneritetin tonë. Çdo shpjegim tjetër është keqkuptim”, ka deklaruar Hovenier.
Ambasadori amerikan u shpreh se është e rrallë të dëgjohet në Këshill të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të thuhen gjëra kritike për Kosovën.
“Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për Qeverinë e Kosovës. Ambasadorja Linda-Thomas Greenfield e bëri këtë. Është e rrallë që ndihmës-sekretari për Evropë, James O’Brien, të japë intervistë me tone e kontekst të tillë siç e bëri, është shumë e rrallë. Reflekton për një problem. Shpresa ime është të ndalet kjo. Nuk duam të jemi në këto rrethana. Duam të jemi në rrethana të tjera”.
Hovenier e ka konsideruar si veprim jo të mençur që Qeveria e Kosovës nuk po reagon pasi ka thënë se nuk është kërkesë vetëm e SHBA-së për të pezulluar “vendimin për dinarin”, por edhe e të gjitha shteteve nga të cilat varet Kosova për të avancuar në rrugën drejt BE-së, NATO-s e Këshillit të Evropës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











