Kosova
Kërkohet hetim për zbardhjen e rastit të vdekjes së katërvjeçares në QKUK
Avokati i Popullit ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me rastin e vdekjes së një vajze 4-vjeçare nga Gjakova.
Ajo vdiq më 19 shkurt, ndërsa ishte dërguar në Spital të Gjakovës në orët e vona të 16 shkurtit.
Familjarët e vajzës kanë akuzuar për neglizhencë të mjekëve.
“Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvillojë hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitorojë atë nga afër dhe në vazhdimësi në mënyrë që tё sigurojë se tё gjitha institucionet përgjegjëse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj”, thuhet nga Avokati i Popullit.
Në anën tjetër, edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar hetim të plotë e thotë se do të merren masa.
“Humbja e jetës së vajzës 4-vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor, duhet të ketë masa, pa vonesë. U bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!”, ka shkruar Vitia.
Po ashtu edhe rrjeti i organizatave për mbrojtjen e fëmijë thotë se duhet hetim i plotë.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë













