Kosova
Rëndësia e vitaminës A për organizmin e njeriut
Vitaminat janë substanca natyrale në ushqim, të domosdoshme për kryerjen e funksioneve trupore. Çdo vitaminë ka rolin e vet në organizëm. Vitaminat luajnë rol aktiv për ndërtimin e sistemit nervor, të pamurit, reaksione të ndryshme në organizëm si dhe në mineralizimin e eshtrave.
Kemi dy grupe të vitaminave: ato që zbërthehen në ujë (vitamina C dhe të gjitha vitaminat B- komplekse) si dhe ato që zbërthehen në yndyrëra (vitamina A, D, E dhe K). Edhepse vitaminat janë të nevojshme për mbajtjen e jetës, ato në të shumtën e rasteve nuk prodhohen nga organizmi, por mirren si të gatshme përmes ushqimit.
Vitamina A dhe provitamina e saj Karoteni
Nevojat ditore janë 1-2 mg. Në sasi më të madhe gjendet në perimet e gjelbërta, më së shumti tek spinaqi, lakra jeshile, karrotat, bizelja, qumështi dhe prodhimet e qumështit, pemë të thata dhe të lëngshme, agrume, banane, pjeshkë, qershi, vezë, drithëra dhe vaji i peshkut. Mungesa e vitamins A shkakton verbim gjatë natës, dëmtim të thonjve dhe flokëve. Kjo vitamin ka rëndësi pasi ndër të tjera mundeson rritjen, ndërtimin dhe mbajtjen e indeve, lëkurës dhe mukozës.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë Prodhimi në sektorin sekondar të Zvicrës vazhdoi të bjerë në tremujorin e parë të vitit 2026.... -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm -
Një nga viktimat franceze të Crans-Montanës kërkon kompensim prej 7.5 milionë frangash











