Kosova
Presidentja e Kosovës për Marrëveshjen e Ohrit: Serbia është ajo që e ka shkelur me dhjetëra herë, duhet trajtim i barabartë i të dy palëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Lipjan, ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, të arritur një vit më parë mes Kosovës dhe Serbisë.
E pyetur rreth kritikave të BE-së se si të dy vendet kanë ngecur në zbatimin e kësaj marrëveshje, Osmani ka deklaruar se mendon që mjafton të lexohet marrëveshja dhe aneksi i Ohrit dhe të shikohen veprimet e palëve në terren për të ardhur te një përfundim komplet objektiv, transmeton albinfo.ch.
“Serbia ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje që qartë i kërkon të mos shkelë integritetin territorial të Kosovës, që ta njohë subjektivitetin ndërkombëtar, të mos votojë kundër Kosovës për anëtarësi në organizata ndërkombëtare, të mos përdorë dhunë në relacionet shtetërore e shumë e shumë të tjera”, ka thënë ajo.
Osmani është shprehur se është tejet e qartë se cila është pala që i shkel marrëveshjet e veta.
“Ajo që është dashur të ndodhte në këtë periudhë dhe që nuk ka ndodhur që do ta lehtësonte zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të kësaj marrëveshjeje, është mungesa e një plani të zbatimit që ende po hartohet në Bruksel. Unë si Presidente e Kosovës kam qenë kundër një plani që më është prezantuar nga ndërmjetësi, sepse ka paraparë që shumica e përfitimeve që ka Serbia nga ky plan të jenë në fillim të zbatimit, kurse ato të Kosovës të vijnë në fund, pra nuk ka pasur balancë”, tha Osmani.
Tutje, ajo ka thënë se ajo çfarë kërkon është trajtim i barabartë i të dyja palëve.
“Kërkoj të ketë trajtim të barabartë të palëve, dhe që Kosova e Serbia të zbatojnë në mënyrë paralele obligimet e tyre, e jo që njëra palë t’i ketë përfitimet në fillim, e pastaj për Kosovën të mendohet krejt në fund”, ka thënë ndër të tjera ajo.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











