Kosova
Osmani: Serbia as që mund të ëndërrojë t’i bashkohet Aleancës
Kjo ishte përgjigjja e presidentes së Kosovës në deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi: "Serbia është më afër anëtarësimit sesa Kosova në NATO"
Sipas saj, kushdo që e konsideron Serbinë afër NATO-s, ofendon jo vetëm çdo shtet demokratik, por edhe të gjitha viktimat e Serbisë së Milosheviqit.
“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia, dhe ajo është Rusia e Putinit. Një shtet si Serbia, i cili vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore të NATO-s, pra mbrojtjen nga forcat autoritare, mbrojtjen nga shtetet që shkelin rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare, siç është Serbia, lëre që është larg NATO-s, por as nuk mund të ëndërrojë të jetë pjesë e NATO-s.
E dyta, Serbia vetë për shkak se është antivlerave të NATO-s, nuk ka shprehur ndonjëherë gatishmëri që të anëtarësohet në NATO. Është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO, sepse është kundër NATO-s. E treta, Serbia është një shtet që para pak muajsh ka kryer një akt agresioni kundër Republikës së Kosovës, vazhdimisht tenton të shkatërrojë Bosnjë e Hercegovinën nga brenda dhe të njëjtën e bën edhe në Malin e Zi”, tha ai.
Duke reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikanë në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova, e para e vendit tha se Serbia fle ende mbi varreza masive dhe se nuk është ballafaquar ende me të kaluarën gjenocidale.
“Kjo nënkupton se ky është një shtet njësojë sikurse Rusia, që lërë që shkel parimet dhe vlerat e fqinjësisë së mirë, por të njëjtën kohë ndërmerr veprime konkrete dhe të dhunshme duke i konsideruar fqinjët përreth si shtete të përkohshme dhe jo shtete të përhershme që në fakt jemi. E fundit, Serbia është shtet që kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj gjenocidale.
Është një shtet, i cili ka kryer gjenocid, ka kryer krime kundër njerëzimit dhe është një shtet që ka kryer krime lufte dhe akoma fle mbi varreza masive. Kështu që më lejoni të them troç, kushdo që e konsideron Serbinë si një shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkretë drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar viktimat e Serbisë së Millosheviqit e cila është njëjtë sot sikurse ka qenë para disa dekadave”, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga... -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike
Jeta në Zvicër
-
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës Kolonat në autostradat e Zvicrës arrijnë nivele rekord... -
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së -
Pse Zvicra po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të forta të nxehti? -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026










