Kosova
Konjufca: Shumica s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se shumicës parlamentare i mungon vullneti që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Në deklarimin për media Konjufca ka thënë se deri më tani nuk është zhvilluar ndonjë takim në mes të partive politike për të diskutuar për datën e mundshme të zgjedhjeve, edhe pse, sipas tij, të gjitha partitë pajtohen që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Ky është një rast i rrallë ku të gjitha partitë pajtohen që të shkojnë në zgjedhje, por nuk po arrijnë që kjo të bëhet. Nuk po duket që është punë e frikës, por mungon vullneti i mazhorancës që kjo të ndodhë përmes një dorëheqje të Qeverisë, sepse nuk ka një arsye që të japë dorëheqje Qeveria. Qeveritë japin dorëheqje vetëm kur diçka nuk është duke funksionuar”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se i pengon fakti që Kuvendi e ka humbur fuqinë që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Shumica mund të votojë ligje, por mua më pengon që Kuvendi i Republikës së Kosovës që disa muaj e ka humbur kapacitetin e vet për të ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Konjufca.
Ai ka folur edhe për mospërkrahjen e partisë në pushtet për themelimin e komisioneve hetimore parlamentare.
Sipas Konjufcës, themelimi i tyre nuk duhet të pengohet dhe ka thënë se kjo mund të bëhet precedent i keq për praktikën parlamentare.
“Unë si kryetar i Kuvendit jam që të mos bëhet pengimi i themelimit të komisioneve hetimore, cilatdo qofshin ato, betejat duhet të bëhen brenda komisioneve pasi të themelohen ato dhe të mos vendosen kushtëzime, pamundësim teknik të themelimit të komisioneve”, ka deklaruar Konjufca.
Ndërkohë për zgjatjen e mandatit të Komisonit hetimor për rezervat shtetërore. Konjufca ka thënë se “nëse do të kishte marrëveshje, mund t’i shtohen edhe tre muaj mandat”.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












