Të tjera
Për herë të parë: Në Lojërat Olimpike në Paris, 50:50 femra dhe meshkuj
Për herë të parë në historinë olimpike, atletet femra do të kenë po aq vende në lojëra sa atletët meshkuj
Kjo ndarje 50:50, do të thotë, që Lojërat Olimpike Paris 2024 këtë verë, do të jenë Olimpiada e parë që do të arrijë barazi të plotë gjinore – përfaqësim të barabartë si për femrat ashtu edhe për meshkujt – në fushën e lojës.
Thomas Bach, President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili organizon Lojërat, e përshkroi momentin historik si “një nga momentet më të rëndësishme në historinë e grave, në Lojërat Olimpike dhe në sport në përgjithësi”.
Ka qenë një rrugë e gjatë për gratë
Gratë kanë bërë një rrugë të gjatë, që kur konkurruan në Lojërat Olimpike për herë të parë në vitin 1900, gjithashtu në Paris. Atë vit, gratë përbënin vetëm 2.2% të të gjithë pjesëmarrësve, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Shumica garuan në sporte të konsideruara si “femërore”, si golfi apo tenisi. Gratë u ndaluan gjithashtu të garonin në gara të gjata atletike, pas Lojërave Olimpike të Amsterdamit 1928, për shkak të “dobësisë fizike”.
Por, numri i femrave të atleteve u rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe në Lojërat Olimpike të vitit 1984 në Los Anxhelos, SHBA, kur gratë përfaqësonin 23% të pjesëmarrësve olimpikë.
Deri në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, 44% e atletëve ishin gra. Londra 2012, u përshkrua si ‘Lojërat e Grave’, sepse ishte hera e parë në Lojërat Olimpike, që çdo vend që merrte pjesë, kishte atlete gra në ekipet e tyre.
Pse barazia gjinore ka rëndësi?
Sporti mund të ndryshojë jetën, thotë UN Women, organizata e Kombeve të Bashkuara e përkushtuar ndaj barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave. Kjo përfshin promovimin e drejtimit, punës në grup dhe vetëbesimin te gratë.
Barazia gjinore përtej olimpiadës
Iniciativa të tjera gjinore në Lojërat Olimpike Paris 2024, përfshijnë një numër më të ekuilibruar midis gjinive, të ngjarjeve për medalje, me 152 gara për femra, 157 për meshkuj dhe 20 ngjarje me gjini të përzier.
Por, angazhimi i IOC për përparimin e barazisë gjinore, nuk përfundon në Paris. Ne do të “vazhdojmë të udhëheqim rrugën dhe të përdorim fuqinë e sportit, për të kontribuar në një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse”, është shprehur IOC.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














