Lajme
Sa do të rriten pagat në eurozonë?
Kompanitë në Eurozonë, presin që rritja e pagave të ngadalësohet, sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane, duke u ofruar politikëbërësve njëfarë ngushëllimi, se inflacioni është në ulje të sigurt.
Pagat parashikohen të rriten me 3.8% gjatë 12 muajve të ardhshëm, tha BQE. Kjo është në rënie, nga 4.5% në sondazhin e mëparshëm në nëntor. Pritjet për çmimet ranë edhe më fuqishëm – në 3.3% nga 4.5%.
Paga e punëtorëve, janë variabël kyç për zyrtarët e BQE-së, pasi ata vendosin se sa shpejt të ulin normat e interesit.
Shqetësimi është, se pagat më të larta, do t’u kalojnë konsumatorëve, duke e mbajtur inflacionin mbi objektivin prej 2% për më gjatë.
Ndërsa treguesit e tjerë, kanë sinjalizuar një ngadalësim të rritjes së pagave në fund të vitit 2023, politikëbërësit janë të prirur të shohin të dhënat për tremujorin e parë.
Ekonomistët në Goldman Sachs, shohin një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes së pagave, në gjysmën e dytë të këtij viti. Procesi i rimëkëmbjes së pagave reale do të ulet dhe shtrëngimi i tregut të punës ka arritur kulmin, thanë ata.
“Ngadalësimi më i shpejtë, që ne parashikojmë për pjesën e mbetur të vitit, duhet të bëjë që Këshilli Drejtues, të favorizojë një ritëm më të shpejtë uljeje,” shkruajtën ata.
Kryeekonomisti i BQE, Philip Lane, tha në fund të muajit të kaluar, se rritja e pagave në Eurozonë, po kthehet në nivele më normale.
Sondazhi i BQE-së tregoi gjithashtu:
-Kushtet e financimit u shtrënguan më tej në tremujorin e parë të 2024, por shumë më pak se në tremujorin e katërt të 2023;
-Kompanitë raportuan një reduktim modest të nevojës për kredi, ndërsa më pak raportuan një ulje të disponueshmërisë së tyre;
-Firmat e perceptuan perspektivën e përgjithshme ekonomike, si faktorin kryesor që pengon disponueshmërinë e financimit të jashtëm, megjithëse pak më pak se në fazën e mëparshme. / Bloomberg
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
Numri i të punësuarve në Zvicër, ka arritur në 5.3 milionë në tremujorin e parë të 2024-ës Numri i njerëzve me punë në Zvicër, u rrit me 1.4% nga viti në vit për...
-
S’ka para nga qeveria zvicerane për Eurovizion 2025
-
Ky fshat në Zvicër po projekton diçka të veçantë për turistët
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia