Kosova
LDK-ja e refuzon propozimin e PDK-së
LDK-ja i është përgjigjur negativisht kërkesës së PDK-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, ka thënë se për çështjen e ngritur përgjigjen ia kanë dhënë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Përgjigjen dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ia kemi kthyer tashmë ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti”, thuhet në përgjigjen e LDK-së për KOHA-n.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurtit, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes së cilës e ka përsëritur qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Krasniqi ka thënë se në takimin e fundit që e ka zhvilluar me secilin lider të tri partive parlamentare, ka shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë domosdoshmëri qytetare dhe jo dëshirë politike, teksa shtoi se tani është koha që të veprojnë të koordinuar dhe me hapa konkretë, transmeton albinfo.ch.
“Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afateve ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj. Andaj, edhe sot, unë i ftoj të gjitha partitë parlamentare që të koordinohemi e të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka thënë se qytetarët e vendit kanë nevojë për qeveri të re, që fokusohet në zhvillim ekonomik, mirëqenie qytetare dhe integrim euro-atlantik.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit













