Kosova
Kosovë: Ikja e punëtorëve vështirëson situatën e bizneseve
Ikja e fuqisë punëtore jashtë vendit ua ka vështirësuar situatën bizneseve, të cilat nuk po kanë punëtorë.
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pagat duhet të rriten në sektorin privat, sepse ikja e punëtorëve për shkak të kushteve të këqija po i lë bizneset pa ta.
Azemi ka theksuar se i vjen keq për bizneset, të cilat nuk po gjejnë punëtorë, por që sipas tij, vetë e kanë sjellë këtë situatë, për shkak të moskrijimit të kushteve me të mira për ta.
“Kanë hezituar që të ofrojnë kushte minimale dhe tani unë nuk e kam menduar kurrë se do të më vjen keq për biznesmenë, për punën që ai ka bërë, po megjithatë, po them se edhe ne kemi shpirt seriozisht, po them se më vjen keq për pozitën e biznesmenëve çfarë kanë rënë në mungesë të punëtorëve, por këta e kanë bërë vetë, pronarët e kompanive së bashku me politikat e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Azemi.
Ai shtoi se fokusi i tij si kryetar i FSPTSPK-së do të jetë përmirësimi i pagave të punëtorëve në markete.
“Tani mund të flasim për punëtorët në tërësi, nuk dua të them diçka çka nuk është në realitet. Punëtorët e ndërtimtarisë e kanë një gjendje më të mirë se sa kanë qenë më herët, për çdo ditë jam me ta, mesatarisht një punëtor i thjesht që nuk e njeh asnjë lëmi të punës tani paguhet 30 euro ditën, paguhet ushqimi dhe ka transport, që në një formë pak a shumë është një gjë që mund të themi se është solide. Përderisa të tjerat, është një gjendje shumë e rëndë. Kemi punëtorë nëpër markete që ende marrin 250 deri 300 euro, të cilat po themi ne që tani duhet të fokusohemi te ta dhe është diçka shumë reale. 50 për qind të projektit që duhet të kryen në vitin 2024 edhe më shumë do të mbesin pa u realizuar për shkak të mungesës së punëtorëve”, ka thënë ai, raporton EO.
Mosngritja e pagave, kushtet e dobëta të punës, puna e stërzgjatur, ka bërë që të rinjtë të ikin nga Kosova dhe shumë biznese po rrezikohen të mbyllen si pasojë e mungesës së punëtorëve.
Madje, ka raste kur bizneset marrin punëtorë edhe nga Bangladeshi.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis










