Kosova
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, vizitë në Kosovë
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiq, të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Ajo do të pritet nga homologu i saj, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Kuvendi, pas takimit Konjuca dhe Zupançiq do të mbajnë konferencë për media.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Pas takimit, në orën 12:00 kryetarët Glauk Konjufca dhe Urška Klakočar Zupančič do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Pas Konjufcës, ajo pritet të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.
“Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Mediat mund të marrin pamje tek pritja në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











