Kinema
Retrospektivë e festivalit “DokuFest” 2024
Filmi “Si e verdhë e sëmurë”, i regjisores Norika Sefa, ka marrë çmimin kryesor të festivalit të filmit dokumentar DokuFestt 2024, atë të Garës Kombëtare
Nata e nëntë, e fundit, e festivalit Doku fest është përmbyllur me një program reflektimi me orkestrën Shkodra që për këtë vit do të ngelen momente të paharrueshme nga ky udhëtim i jashtëzakonshëm. “Shkodra është dashni” bën motër qytetin e vjetër të kalasë dhe nuk ka si të jetë ndryshe titulli, veçse “Prizreni është dashni”.
Festivali Dokufest tashmë ka bërë vendin e tij të nderit në shkallë ndërkombëtare.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe filmit të shkurtër, Dokufest, me edicionin e 23-të, përgjatë nëntë ditëve dhe netve, duke filluar nga e premtja e 2 gushtit deri më 10 gusht, përmes përzgjedhjes së 103 filmave me tetë programe konkurruese, atyre kombëtare dhe ndërkombëtare ka zbuluar rikonfigurimin e peizazhit gjeopolitik global me një rend artistik përmes përzgjedhjeve të ndryshme të filmave dhe programeve tematike.
“Në një botë në tranzicion të shpejtë, ku një rikonfigurim i ri gjeopolitik mund të jetë duke u zhvilluar, forca dhe tendenca të ndryshme po nxisin ndryshime thelbësore në rendin ndërkombëtar”, thuhet në prezantimin e bërë nga festivali.
Në nëntë kinemate e qytetit historik të Prizrenit me ambiente të jashtme dhe në kinematë e mbyllura, nga 2 deri 10 gusht, dashamirësit e artit kinematografike nga gjithë bota dhe ata vendorë patën rastin të shijojnë qindra filma dokumentarë në qiellin e hapur të Lumbardhit për nëntë ditë radhazi. Në spikatje dhe fokus, mes të tjer temash, kanë qenë edhe luftërat aktuale si ajo e Ukrainës dhe e Palestinës.
Emra dhe figura të njohura të kinemasë, si Anna Henckel, një regjisore e filmit të shkurtër dhe drejtuese e seksionit të filmit të shkurtër në Berlinale, “Berlinale Shorts”, si dhe regjisorë të tjerë nga Ukraina, Gjermania, Tajvani etj. kanë marrë pjesë në “DokuFest 2024”.
Drejtoresha Ekzekutive e Dokufestit është shprehur në hapje të festivalit se 3325 filma nga 119 shtete janë paraqitur për pjesëmarrje në DokuFest të këtij viti. Ajo ka shtuar se “në kuadër të programit “Fokus në Ukrainë”, në Prizren do të ishin të pranishëm edhe shumë artistë dhe kineastë nga Ukraina.
Në përmbyllje, Dokufest ka shpërblyer filmat më të mirë. Filmi “Si e verdhë e sëmurë”, i regjisores Norika Sefa, ka marrë çmimin kryesor të festivalit, atë të Garës Kombëtare, garë kjo, e cila në edicionin e sivjetëm ishte shpallur si kryesorja, në vend të garës ballkanike, që ka qenë vitet e kaluara.
“A fidai film”, i regjisorit palestinezi, Kamal Aljafari, ka fituar çmimin kryesor në kategorinë “International Feature Dox”, ndërsa çmimin për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar të Shkurtër e ka fituar “History is written at night” nga Alejandro Alonso.
Çmimin e Audiencës e ka fituar “Afterwar” nga Brigitte Staermose.
Qendra Kinematografike e Kosovës sivjet, për të dytin vit me radhë, ka ndarë çmimin “Talent Doc Award”. Drejtoresha e këtij institucioni, Blerta Zeqiri, e ka kumtuar fituesin dhe ai është filmi “Krahët e punëtorëve”, i regjisorit Ilir Hasanaj, i cili krijon në Zvicër dhe në Kosovë.
Gjatë festivalit janë shfaqur gjithsej 249 filma, 12 performanca, 9 ekspozita, 7 diskutime, janë zhvilluar 3 masterklasa dhe 9 punëtori për fëmijët.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë
















