Shqipëria
Shqipëria nis prodhimin e armëve
Hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake
Ligji për industrinë ushtarake ka hyrë tashmë në fuqi, duke i hapur rrugë prodhimit të armëve përmes modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie në Shqipëri.
Ringritja e industrisë ushtarake adreson jo vetëm aspektet teknologjike dhe operative, por edhe ato ligjore, financiare, ekonomike, sociale dhe ambientale, nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me sektorin privat.
Tri janë uzinat që do të transformohen për të ringritur Industrinë Ushtarake në vend. Municionet prodhohen në kombinatin mekanik të Poliçanit, armatimi në uzinën mekanike të Gramshit dhe eksplozivët në uzinën e Mjekësit.
Një ditë më parë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vizitoi uzinën e Mjekësit në Elbasan, ku theksoi se përveç investimeve që ligji i ri i siguron për ta transformuar këtë uzinë, paketa ligjore adreson edhe shlyerjen e detyrimeve të papaguara ndaj punonjësve.
Gjatë samitit të NATO-s në Lituani një vit më parë, u theksua nevoja për një industri të fortë të mbrojtjes, nevojë që mbetet prioritet pas fillimit të luftës në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











