Shqipëria
Kryeministri Rama takon presidentin amerikan, Joe Biden
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë një foto të tij dhe të bashkëshortes së tij, Linda Rama, me kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortes së tij, Jill Biden.
Rama nuk ka dhënë shumë shpjegime, por shkruan frazën e tij të njohur “Photo of the day”, shoqëruar me flamurin shqiptar dhe atë amerikan.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ndodhet prej ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë dhe mbajti fjalim në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara ‘Samiti për të Ardhmen’, me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”.
Kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste. Po ashtu, me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, Rama zhvilloi bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve në SHBA.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











