Shqipëria
Shqipëria krijon Forcën Rezervë Ushtarake
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se qeveria ka kaluar projektligjin për krijimin e Forcës Rezerviste të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Ministri u shpreh se ky vendim ka ardhur si pasojë e situatës globale, por edhe si një plotësim i standardeve të NATO-s.
“Ka lindur nevoja që të krijojmë forcën rezerviste. Kjo i jep mundësi ushtarakëve aktivë, që kanë vendosur për arsye të ndryshme që të zhvillojnë karrierën në privat, i japim mundësinë të rikthehen në Forcat e Armatosura me misione specifike dhe të japin kontributin e tyre për misione specifike me detyrime gjithashtu që mund të mbulojnë misione paqeruajtëse apo në rajon.
Ne synojmë që fillim fillimviti i ri të na gjejë duke hedhur hapat e para drejt krijimit të Forcës Rezerviste. Kemi një mbështetje dhe një paketë financiare dhe të konsiderueshme prej 15.5 milionë euro për këtë forcë. Në këtë mënyrë kthehemi sipas standardeve të NATO-s”, u shpreh ministri Vengu.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











