Shqipëria
Progres Raporti, Gonzato: Shqipëria mund të mbyllë grup-kapitujt deri në fund të 2025
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ku në fokus të saj është Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian, përcjell albinfo.ch.
“Ky tetor është i posaçëm pasi pak javë më parë në Luksenburg u mbajt konferenca për çeljen e negociatave për grupin e parë të tetë kapitujve themelore. U afirmua njohja nga të gjitha vendet të përparimit të bërë nga Shqipëria për negociata për BE, dhe nënvizohet dhe në raportin e sapodalë në Raportin e Komisionit Europian”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Gonzato u shpreh se është raporti i tij parë i zgjerimit në Tiranë, një raport që u miratua dje nga KE dhe është kënaqësi që ia dorëzoi Ramës.
“I kam dorëzuar edhe presidentit dhe më pas do të takohem edhe me kryetaren e Kuvendit dhe të çështjeve të BE. Ky raport del në një kontekst të favorshëm të kontekstit të anëtarësimit të Shqiptar në BE. Nuk do të lodhem kurrë se theksuari sa shumë shënon një moment kyç në rrugën e Shqipërisë në BE. Në paketën e zgjerimit vërehet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ruan bilanc harmonik me politikat e jashtme të BE dhe përçon mesazh të fortë të anëtarësimit në BE. Komisioni sheh një mundësi të përshpejtojë hapat për në BE, Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grup kapitujt deri në fund të 2025 dhe mbylljen e negociatave deri në fund të 2027”, tha ai.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











