Kosova
Shqiptarët festojnë “Darkën e Lamës” në Gjermani
Darka e Lamës si një festë e lashtë pagane shënon mbarimin e verës e fillimin e dimrit, dhe festohet kur mblidhen të lashtat, frutat e bereqeti, përcjell albinfo.ch.
Çdo vit, tani e mbi 10 vite, të dielen e fundit të tetorit, Shoqata kulturore „Bekim Berisha – Abeja“ nga Moosburgu, organizon këtë festë në një ambijent të bukur tradicional, me ushqime, lojra, valle e muzikë shqiptare, me veshje të bukura tradicionale, duke mbajtur gjallë traditën, zakonet e identitetin tonë të lashtë edhe në diasporë.
Andaj edhe sivjet me një organizim shëmbullor dhe me musafirë të shumtë, pjesëmarrës nga e gjitha Evropa, kaluam çaste të bukura së bashku, shijuam ushqimet e shumta tradicionale, ndërsa lorjërat, muzika, recitimet e këngët shqiptare e kurorëzuan këtë takim.
Në fjalën përshëndetëse Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura ndër të tjera theksoj që organizime të tilla të diasporës sonë, dëshmojmë që tradita, zakonet, rrënjët dhe identiteti ynë janë vlerë dhe thesar i çmuar kombëtar dhe se për ruajtjen, prezentimin dhe mbajtjen e këtyre vlerave që të gjithë jemi përgjegjës dhe e kemi detyrë ndaj brezave të ardhshëm.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













