Lajme
Suedia, shembull i mësimit shqip në diasporë
Suedia ndër shembujt më të mirë të organizimit të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, deklaroi ministri Valon Murati
Suedia është një ndër shembujt më të mirë të organizimit të mësimit të gjuhëve të komuniteteve, në këtë kuadër edhe të gjuhës shqipe, si dhe të integrimit të komuniteteve në përgjithësi. Kështu deklaroi ministri i Diasporës, Valon Murati gjatë një takimi që zhvilloi me nxënësit dhe mësuesit shqiptarë të 5 shkollave të mësimit plotësues në Suedi.
Nxënësit, të shoqëruar nga mësuesit e mësimit plotësues, kishin ardhur për një vizitë-ekskursion mësimor në Kosovë – Shqipëri. Ky është ekskursioni i tretë me nxënësit nga Suedia, i organizuar dhe i mbështetur nga Ministria e Diasporës.
Në këtë takim me nxënësit, ministri Murati tha se ka kënaqësinë që takohet me një pjesë të atdheut që ka dhënë kontribut të madh për ruajtjen e identitetit kombëtar e kulturor, si dhe për mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe.
Murati i informoi mysafirët me marrëveshjen Kosovë –Shqipëri për organizimin e përbashkët të mësimit plotësues në diasporë, për programe kulturore të përbashkëta, në mënyrë që para të tjerëve të paraqiten vlerat më të mira dhe më cilësore të popullit shqiptar.
Ndërkaq, mësuesit dhe nxënësit shqiptarë të Suedisë e falënderuan MeD-në për organizimin e këtij ekskursioni. gjithashtu, falënderuan për librat e dërguar për mësimin plotësues, duke thënë se temat që kanë librat përshtaten shumë me ato suedeze dhe se ndihma që jepet nga MeD-ja me libra është një shembull edhe për komunitetet që vijnë nga gjuhët e tjera.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Zvicër
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Studim: Zvicra ndër vendet me mundësitë më të mira për përparim shoqëror -
Valët e të nxehtit do të bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër -
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata














