Lajme
Përgjysmë më pak investime të huaja
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në fund të vitit të kaluar, investimet e huaja ishin 29.5 milion euro, ose 51 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2013
Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë kanë rënë për 50 për qind, duke regjistruar kështu rënie të dukshme të shifrave investive. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet ishin 29.5 milion euro, ose 51 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2013 që ishin rreth 45 milionë euro.
Bazuar në raportin e fundit të BQK-së, niveli më i ulët i IHD-ve në këtë tremujor krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka ardhur si rezultat i tërheqjes së kapitalit në formë të super disidentes dhe kthimit më të lartë të kredive ndaj kompanive investuese.
Po ashtu sipas të dhënave të BQK-së, pozicioni i investimeve në letra me vlerë jashtë vendi, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, gjatë këtij tremujori është zvogëluar për 99.4 milionë euro po ashtu edhe asetet rezervë janë zvogëluar për 80.8 milionë euro, citon Zëri.
Ndërsa, borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, sipas të dhënave të BQK-së, i cili përfshin borxhin publik dhe borxhin privat, në fund të dhjetorit 2014 shënuar vlerën prej 1.73 miliardë euro.
Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm me rreth 23 për qind, gjendja e të cilit në fund të dhjetorit ishte 392.8 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i Qeverisë, i cili në fund të dhjetorit 2014 ishte 326.4 milionë euro.
“Borxhi i sektorit privat në fund të dhjetorit 2014 shënoi vlerën prej 1.34 miliardë euro. Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive, që janë në relacion të investimeve direkte 719.9 milionë euro, pasuar nga borxhi i sektorëve tjerë të ekonomisë 390.1 milionë euro dhe huamarrjet e bankave komerciale 229.0 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së.
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët më fatalistë dhe më pak të përgjegjshëm përballë krizës klimatike Një studim ndërkombëtar tregon se popullsia zvicerane është më pak e prirur të veprojë kundër ndryshimeve... -
A do t’ju ndihmojë ofrimi i një “tarife për gjetësit” të siguroni një apartament në Zvicër? -
Qiratë në Zvicër, rritje prej 2.4% brenda një viti -
Platforma e re zvicerane paralajmëron për rreziqet e pirjes së duhanit pasiv -
SWISS do të rifillojë fluturimet në Tel Aviv në korrik












