Lajme
Kosova e Shqipëria, pagat më të ulëta në rajon
Sipas të dhënave nga agjencia e statistikave “Open Data Albania”, këto dy shtete nuk aplikojnë pagesë minimale më shumë se 200 €, duke rënën nën Bullgarinë që ka 184 €
Ndryshe nga vendet tjera të Ballkanit, Shqipëria dhe Kosova aplikojnë pagesën minimale më të ulëtën për punëtorët e tyre. Sipas të dhënave nga agjencia e statistikave “Open Data Albania”, këto dy shtete nuk aplikojnë pagesë minimale më shumë se 200 euro, duke rënën nën Bullgarinë.
“Shqipëria që prej korrikut të vitit 2013 aplikon një pagë minimale prej 22,000 lekë në muaj ose 157 euro. Por kjo pagë nuk është aplikuar edhe si minimum për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, thuhet në raportin e ODA-s.
Shqipëria dhe Kosova janë vende të rajonit që aplikojnë pagë minimale nën 200 euro në muaj. Vendet evropiane paraqesin nivele të larta të pagave minimale, mbi 300 euro në muaj. Përjashtim bën Bullgaria e cila aplikon një pagë minimale mujore prej 184 euro.
Shqipëria, sipas të njëjtit raport, ka aplikuar dy standarde page minimale.
“Deri në 31 korrik 2014, si pagë minimale për efekt të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ka shërbyer paga prej 19,026 lekë në muaj, por duke filluar nga 1 gusht 2014 kjo pagë u rrit deri në nivelin prej 19,406 lekë në muaj. Në 1 janar të vitit 2015, paga minimale mujore për efekt kontributesh u barazua me pagën minimale mujore në shkallë vendi, pra u bë 22 000 lekë”, analizon Open Data Albania.
Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria aplikon një pagë minimale mujore më të ulët se vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës e cila e aplikon pagën minimale mujore bazuar në moshën e të punësuarit.
Në Kosovë, për të punësuarit deri në 35 vjeç si pagë minimale është 130 euro në muaj, ndërsa për të punësuarit 35-65 vjeç si pagë minimale është 170 euro në muaj.
Ndryshe, Luksemburgu aplikon edhe nivelin më të lartë të pagës minimale mujore prej 1923 euro. Nga 1 janari 2015, Gjermania ka aplikuar për herë të parë pagën minimale mujore, e cila arrin në 1473 euro muaj. Ndërsa vendet si Italia, Austria, Danimarka, Finlanda, Suedia, Zvicra, Qipro, Islanda dhe Norvegjia, sipas ODA, nuk aplikojnë pagë minimale.
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët më fatalistë dhe më pak të përgjegjshëm përballë krizës klimatike Një studim ndërkombëtar tregon se popullsia zvicerane është më pak e prirur të veprojë kundër ndryshimeve... -
A do t’ju ndihmojë ofrimi i një “tarife për gjetësit” të siguroni një apartament në Zvicër? -
Qiratë në Zvicër, rritje prej 2.4% brenda një viti -
Platforma e re zvicerane paralajmëron për rreziqet e pirjes së duhanit pasiv -
SWISS do të rifillojë fluturimet në Tel Aviv në korrik














