Kosova
Endrit Smaili, profesor në Universitetin ‘Sorbonne’ në Paris
Të rinjt shqiptarë vazhdojnë të jenë shumë të suksesshëm në diasporë.
Ata rëndësi të madhe po i kushtojnë edhe shkollimit, derisa nuk mungojnë edhe sukseset në këtë lëmi, shkruan albinfo.ch.
Së fundi, Endrit Smaili ka kaluar me sukses të gjitha provimet e doktoraturës në bashkëdrejtim me Sapienza Università di Roma, nën udhëheqjen e François Lerouxel, Jean-Marie Salamito dhe Gian Luca Gregori dhe plotë një semestër ligjëroj si profesor në Universitetin ‘Sorbonne’ në Paris.
“Semestri i parë mbaroi. Ishte i veçantë sepse filloi përvoja ime si mësimdhënës. Së bashku me profesorët Jean-Marie Salamito dhe François-Xavier Romanacce, kemi bartur modulin Histori e krishterimit antik, për vitin e tretë të nivelit baçelor në Departamentin e Historisë. Tema e këtij semestri ishte « Të krishterët dhe pushteti romak, nga Jezusi i Nazaretit tek legalizimi i krishterimit (313) ». Në trembëdhjetë seanca, kemi shpalosur trajektoret në të cilat kanë kaluar të krishterët, të cilët përbënin minoritet religjioz, përballë mospërfilljes e dënimeve sporadike të autoriteteve lokale romake, sikurse ajo e vitit 112-113 e guvernatorit Plini i Riu për krishterët e një qyteti të provincës së Bitinisë dhe Pontit; përballë persekutimeve nga 249 deri më 313 (kur u legalizua nga perandorët Konstandini dhe Licini). Nga pikëshikimi i historisë së ideve dhe të ngjarjeve, asaj intelektuale, politike e religjioze, kemi shpalosur, gjithashtu, tendencat e ndryshme të letrarëve të krishterë: që krishterimi të jetë moral tokësor me finalitet qiellor e jo politik (Gjoni 18:36; Letra anonime për Diognetin), që të ruhet komuniteti përballë sfidave të brendshme dhe të jashtme (Tertulliani; Klementi i Aleksandrisë; Çipriani i Kartagjenës), kurse, më vonë, që shteti dhe pushteti romak të jenë të krishterë, sepse kështu do të sigurohej ‹ mbarësia › e perandorisë (Laktanti; Eusebi i Cezaresë). Megjithëkëtë, Konstandini, perandor i vetëm nga 324, insistoi në lirinë e të gjitha kulteve, duke privilegjuar gradualisht krishterimin dhe duke vazhduar përdorimin e kultit perandorak pagan si lubrifikant të sundimit perandorak (CIL XI, 5265, përgjigjja pozitive e perandorit dërguar, më 333/335, qytetit të Hispellumit, Itali, për të themeluar një tempull në nderë të familjes perandorake). Falënderoj përzemërsisht dy profesorët për besimin, ndihmën dhe këshillat. Falënderoj, gjithashtu, 127 studentet dhe studentët që kanë ndjekur me shumë kureshtje dhe maturi këtë lëndë“, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025












