Lajme
Kosovë, mësimdhënësit në grevë të përgjithshme
Bojkoti pason moszbatimin e Kontratës Kolektive nga Qeveria e Kosovës, e cila përfshinë stazhin punës, shujtat për mësimdhënës dhe pagesën për rrugë
Shumica e shkollave fillore, të mesme dhe universitetet publike të Kosovës i janë përgjigjur thirrjes së sindikatave për bojkotimin e mësimit gjatë ditës së sotme. Bojkoti pason moszbatimin e Kontratës Kolektive nga Qeveria e Kosovës, e cila përfshinë stazhin punës, shujtat për mësimdhënës dhe pagesën për rrugë.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj tha se shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur thirrjes për grevë të përgjithshme.
Kërkesat e SBASHK-ut kanë qenë: shujta- 2 euro për çdo ditë pune, kompensimi prej 0,5 për qind për çdo vit të shërbimit, kompensimi prej 70 për qind për biletat e udhëtimit për mësimdhënësit me rastin e pensionimit dhe tri paga mesatare për mësimdhënësit me rastin e pensionimit.
Më vonë këtë kërkesa u reduktuan, duke u marrë vesh me qeverinë që të nis pagesa vetëm për stazhin e punës, 05 për qind për çdo vit dhe tri ëaga për mësimdhënësit që pensionoheni. Mirëpo edhe në këtë pikë, sindikatat u tradhtuan, sepse Ministra e Arsimit nuk planifikoi ngritjen 0.5 për qind të pagës sa e marrin aktualisht mësimdhënësit 459 euro, por duke llogaritur vetëm atë bazë 250 përafërsisht.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva nuk do të ndalet derisa Qeveria e Kosovës nuk përmirëson gabimet.
“Qeveria dërgoi lista me shifra të imagjinuara madje ishin lista skandaloze. Prandaj, Këshilli Drejtues nuk pati rrugë tjetër pas një shtyrje bukur të gjatë dhe dhënies hapësirë për dialog, e kemi parë se qeveria deklarohet diçka dhe vepron krejt ndryshe. Greva ka filluar sot dhe do të vazhdojë…”, ka thënë Jasharaj.
Në anën tjetër, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami u ka bërë thirrje të gjithë drejtorëve, mësimdhënësve dhe nxënësve, që ta vazhdojnë procesin mësimor. Ai ka konfirmuar se në pagat për muajin prill, që mësimdhënësit do t’i marrin të enjten, është kalkuluar dhe përvoja e punës prej 0.5%.
Kryeministri Isa Mustafa, ndërkaq tha se greva e SBASHK-ut është e paarsyeshme sepse Qeveria ka bërë më shumë për arsimtarët se sa për shërbyesit tjerë civilë. Mustafa tha se shkollat nuk janë për t’iu dhënë paga arsimtarëve por për t’i mësuar fëmijët.
Ndryshe, në vitin e kaluar, pak para fushatës zgjedhore, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, tashmë zëvendëskryeministër, nënshkroi Kontratën Kolektive me sindikatat kosovare. Mirëpo pas përfundimit të fushatës, kjo kontratë nuk u zbatua dhe sindikalistët mbeten të tradhtuar. Aktualisht Qeverinë e Kosovës e përbëjnë dy partitë më të mëdha politike të Kosovës, PDK e Thaçit dhe LDK e Isa Mustafës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor Me rezultate të shkëlqyera akademike, çmime prestigjioze dhe angazhime në institucione kërkimore e ndërkombëtare, Lajza Prekazi... -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër Confiserie Schiesser në Bazel, e njohur si kafeneja më e vjetër në Zvicër, ka shpallur falimentimin.... -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër -
Raport mbi skandalin e keqtrajtimit të kafshëve në Ramiswil












