Lajme
Kosova kërkon transparencë për ngjarjet në Kumanovë
Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa bëjnë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve të fundit në Kumanovë. Haradinaj e quan shokuese atë që ndodhi atje
Një ditë pasi që qeveria e Maqedonisë e shpalli të përfunduar aksionin policor në Kumanovë, kanë reaguar institucionet dhe partitë politike në Kosovë. Reagimi më i pritur erdhi nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili e quajti tmerruese, atë që ndodhi në “Lagjen e Trimave”.
Reagimin e Haradinajt e kanë pritur të gjithë, pasi që disa nga personat që u vranë dhe u dorëzuan në Kumanovë, i përkasin partisë së tij, AAK-së.
Në një prononcim për RD, ai nuk foli më shumë për këto ngjarje, por i quajti shokuese lajmet për gjendjen në Maqedoni dhe tha se i vjen keq për humbjen e njerëzve atuje.
Ramush Haradinaj, ish komandanti më në zë i UÇK-së, tha se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë në historinë e re se që janë aktualisht. Ai tha se Shqipëria është në NATO, Kosova e pavarur, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kanë ecur para, por janë disa ngecje atje që hetohen.
Reagimi i kryetarit të AAK-së erdhi pasi Ministra Maqedonase e Punëve të Brendshme tha se njëri nga të vrarët në Kumanovë është Xhafer Zymberi nga Gjakova. Në zgjedhjet e fundit, Zymberi ka qenë kandidati i AAK-së për deputetët të Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, sot reago edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa, të cilët shprehen shqetësim dhe dënuan çfarëdo përfshirje të shtetasve të Republikës së Kosovës në incidente në Republikën e Maqedonisë.
Pas një takimi të sotëm, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa bëjnë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve të fundit, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre të plotë për të zbardhur këto zhvillime të fundjavës në qytetin e Kumanovës.
“Mekanizmat e drejtësisë dhe sigurisë të Kosovës kanë kërkuar nga homologët e tyre maqedonas detaje lidhur me incidentet e fundjavës dhe janë në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga ta”, thuhet në deklaratën e përbashkët për media të presidentes dhe kryeministrit.
Më tej, në komunikatë thuhet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, stabile, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën evropiane dhe euroatlantike, me të cilën gëzon marrëdhënie të mira ndërshtetërore.
Qeveria e Kosovës po ashtu ka dërguar në kufirin me Maqedoninë policinë elite ROSU.
Njëri nga grupet është vendosur në Han të Elezit dhe tjetri në komunën e Gjilanit, pika kufitare të cilat lidhin Kosovën me Serbinë e Maqedoninë.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se pas incidenteve të fundit në Maqedoni, policia po vazhdon ne realizimin e detyrave për menaxhimin dhe kontrollin kufitar.
“Policia e Kosovës ka të angazhuar zyrtar policor të mjaftueshëm me qëllim të kontrollit, sigurisë dhe parandalimit të krimit trans-kufitar.” ka thënë Kelani.
Ndryshe, bilanci i luftimeve të përgjakshme, që filluan të shtunën në orët e hershme të mëngjesit në lagjen “Kodra e Trimave” në Kumanovë, përfundoi me 22 të vrarë, prej tyre 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur, i përbërë nga shqiptarët. Ministra e Punëve të Brendshme në Maqedoni raporton edhe për 37 policë të plagosur dhe për disa kryengritës të arrestuar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës













