Lajme
Qeveria falë 680 milionë euro borxhe
Shuma e borxhit që u fal është rreth 680 milionë euro, ndërsa borxhlinjtë më të mëdhenj janë kompanitë publike
Gjashtë muaj pas vendimit politik, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Projektligjin për faljen e borxheve që kanë qytetarët dhe bizneset ndaj institucioneve shtetërore dhe kompanive publike. Ky borxh është rreth 680 milionë euro, ndërsa shuma më e amdhe e borxheve u takon kompanive publike dhe ATK-së.
Miratimi i këtij projektligji u prezantua në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministri Isa Mustafa e vlerësua si hapin stimulues për pagesën e borxheve tjera, nga vitit 2009 deri në fund të vitit 2014. Falja e këtyre borxheve përfshinë harkun kohor qershor 1999-dhjetor2008.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti duke prezantuar projektligjin për faljen e borxheve, tha do të falet çdo shumë e pa paguar e borxhit, përfshirë ndëshkimet, gjobat, interesin si dhe çdo ndëshkim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e borxhit.
“Sipas vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse shuma e borxheve që do të falet me këtë projektligj, është rreth 680 milionë euro, prej të cilave 148 milionë euro janë borxhe ndaj ATK-së, janë rreth 6 milionë euro borxhe ndaj doganës, janë 57 milionë euro borxh ndaj tatimit në pronë dhe rreth 465 milionë euro borxh ndaj ndërmarrjeve publike”, tha ai citon KP. Ai ka shpjeguar edhe procedurat për faljen e borxheve.
Por sipas Hotit, të gjithë ata që kanë borxhe nga viti 2008 e tutje, duhet të kenë të paguar obligimet nga 1 janari 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Faljen e borxheve e ka vlerësuar lart edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sipas të cilit, ky është një veprim i arsyeshëm, e jo amnisti për ata që nuk i kanë përmbushur obligimet, qoftë obligimet tatimore, qoftë obligimet për shërbimet publike.
E-Diaspora
-
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader Schader ishte gjermanist, albanolog, didaktik gjuhësor dhe autor zviceran. Autor i botimeve shkencore, i materialeve mësimore,... -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale
Jeta në Zvicër
-
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader Schader ishte gjermanist, albanolog, didaktik gjuhësor dhe autor zviceran. Autor i botimeve shkencore, i materialeve mësimore,... -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg -
Zviceranët më fatalistë dhe më pak të përgjegjshëm përballë krizës klimatike -
A do t’ju ndihmojë ofrimi i një “tarife për gjetësit” të siguroni një apartament në Zvicër?











