Lajme
Kandidatja për Parlamentin e Zvicrës, merr mbështetjen e vendlindjes
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri u shpreh i lumtur që një gjilanase lufton për parlamentin helvetik. Ai i dha mbështetje Herolinda Avdili –Rexhepi në garën për deputet
Kandidatja për deputete në Parlamentin e Zvicrës në radhët e Partisë Popullore Demokristiane (CVP), Herolinda Avdili –Rexhepi, ka vizituar komunën e Gjilanit, ndërsa është pritur nga kryetari Lutfi Haziri. Ky i fundit u shpreh i lumtur që një gjilanase lufton për parlamentin helvetik.
Haziri e ka përgëzuar për guximin dhe vendosmërinë Avdili-Rexhepin të bëjë karrierë politike në shtetin zviceran, duke theksuar se ajo na bënë krenare me suksesin e saj dhe do të jetë një zë i fuqishëm i shqiptarëve në parlamentin zviceran.
Nga ana e saj, Herolinda Avdili –Rexhepi e ka falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen dhe përkrahjen e dhënë për të.
Përndryshe, Herolinda Avdili –Rexhepi tha se ka bashkëpunim me të gjitha partitë politike shqiptare ne Zvicër, për të shtuar se është propozuar për kandidate për deputete nga ana e Degës së Lidhjes Demokratike në Zvicër, derisa është dominuar nga Partia Popullore Demokristiane (CVP).
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj










