Lajme
Kosovë, gratë të diskriminuara në punësim
Rreth 40 për qind e femrave aktive për punë në Kosovë, janë të papunësuara, kurse shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është rreth 13 për qind
Numri i vajzave që vazhdojnë shkollimin në universitet është më i madh se sa i djemve, ndërsa sa i përket punësimit meshkujt janë dukshëm më përpara femrave. Në këtë aspekt, statistikat flasin për një diskriminim të theksuar të punësimit të grave në relacion me burrat në Kosovë.
Rreth 40 për qind e femrave aktive për punë në Kosovë, janë të papunësuara, kurse shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është rreth 13 për qind, krahasuar me 40 për qind për meshkujt. Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, të quajtur “Gratë dhe Burrat në Kosovë”.
Sipas këtij raporti, afër 50 për qind e grave të punësuara punojnë në sektorin publik dhe punë shërbyese. Pavarësisht kësaj, sa i përket statistikave të arsimimit, në këtë raport vërehet se mbi 51 për qind e femrave janë në universitet, krahasuar më 49 për qind të meshkujve.
Ariana Qosaj-Mustafa, kryetare e bordit në Rrjetin e Grupeve të Grave në Kosovë, konsideron se një nga arsyet e shkallës së lartë të papunësisë së grave, janë pagat dhe pozitat më të ulëta krahasuar me kolegët meshkuj dhe numri i vogël i kopshteve publike për fëmijë.
Për këtë arsye, Qosaj- Mustafa thotë se në shumicën e rasteve gratë detyrohen të heqin dorë nga profesioni, për tu kujdesur për fëmijët dhe familjet e tyre.
“Mos të harrojmë se në Kosovë kapaciteti që siguron Qeveria e Kosovës, për përfshirjen e fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor është vetëm rreth 5 për qind. Çfarë ndodhë me 95 për qind të fëmijëve tjerë? Edhe për këta duhet dikush të kujdeset”, ka thënë Qosaj, raporton REL.
Edhe Luljeta Demolli, nga Qendra për Hulumtime dhe Studime Gjinore, ka theksuar se pagat e ulëta në Kosovë janë arsye e mos punësimit të disa grave. Por, si arsye tjetër përmend edhe mungesën e grave në pozita vendimmarrëse dhe mos zbatimi i pushimit të lehonisë nga sektori privat.
“Rroga jo dinjitoze për profesione të ndryshme që gratë do të ndjeheshin më stabile, pushimi i lehonisë, gratë e reja sidomos, kanë problem për shkak se ato në një moshë të caktuar mund të largohen nga puna për shkak të lindjes se fëmijëve, kurse burrat janë më të punësuar në ndërtimtari dhe fushat tjera, që gratë është më vështirë të punësohen”, tha ajo.
Në anën tjetër, Luljeta Demolli konsideron se autoritetet kompetente në Prishtinë, urgjentisht duhet që të krijojnë projekte dhe programe më atraktive për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.
Ndërsa sa i përket bizneseve, gratë kosovare drejtojnë vetëm 11 për qind e bizneseve në Kosovë. Prandaj, disa herë është thënë, se gratë ndërmarrëse janë një burim i pashfrytëzuar për krijimin e vendeve të punës.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader Schader ishte gjermanist, albanolog, didaktik gjuhësor dhe autor zviceran. Autor i botimeve shkencore, i materialeve mësimore,... -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg -
Zviceranët më fatalistë dhe më pak të përgjegjshëm përballë krizës klimatike -
A do t’ju ndihmojë ofrimi i një “tarife për gjetësit” të siguroni një apartament në Zvicër?














