Lajme
Pas fitores shprehet Cana: jemi bërë të frikshëm
Ndeshja Shqipëri-Francë u zhvillua në Elbasan Arena, ndërsa golin nga gjuajtja e lirë e shënoi Ergys Kaçe në minutën 42, i cili doli të jetë goli vendimtar
Kombëtarja shqiptare në futboll, ka vazhduar me formën e mirë, duke mposhtur në miqësoren e dytë Kombëtare e Francës me rezultat 1:0. Ndeshja u zhvillua në Elbasan Arena, ndërsa golin nga gjuajtja e lirë e shënoi Ergys Kaçe në minutën 42, i cili doli të jetë goli vendimtar i ndeshjes.
Kjo fitore ka gëzuar kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana i cili tha se “tashmë edhe skuadrat tjera do të kenë më shumë frikë nga Shqipëria”. “Edhe pse nuk ishte e vlefshme me pikë, por fitorja ishte fantastike”, tha Cana, sipas të cilit, ende mbetet shumë punë për të shkuar në “Franca 2016”.
“Ne jemi në një rrugë në të cilën e dimë se ku duam të shkojmë edhe pse është shumë e vështirë. Duhet akoma shumë përqëndrim dhe dëshirë shumë e madhe. Kjo ndeshje na ka ndihmuar që të vazhdojmë më tutje në ndeshjet vendimtare që i kemi në shtator dhe tetor”, deklaroi ai.
Fitorja ndaj Francës, siç tha Cana, ka bërë që edhe kundërshtarët tjerë të frikësohen tashmë nga Shqipëria.
“Kjo fitore është shpërblim i një punë që kemi filluar disa vite më parë. Është shpërblim për këtë vend për këtë popull. Nuk është e drejtë që ata t’i dëshpërojmë. Ne do të tentojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi”, deklaroi Cana.
Fitores i është gëzuar edhe portieri Etrit Berisha. “Kjo ishte fitore mjaft e rëndësishme për vazhdimësinë. Jemi munduar të luajmë si të barabartë ndaj Francës dhe u përpoqëm ta godasim në pikat e dobëta. Jemi një ekip që luajmë të bashkuar dhe kjo bën që të marrim fitore”, tha ai.
Ai lavdëroi edhe lojtarët që debutuan titullar, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji që luajnë në Zvicër. “Jam i lumtur për paraqitjet e Ajetit dhe Alijit dhe me vjen mirë që kemi luksin të zëvendësojmë edhe kur mungojnë lojtaret titullarë. Për mua nuk ka rëndësi kundërshtari pasi mundohem që në çdo ndeshje të jap maksimumin, jo vetëm unë por të gjithë lojtarët e tjerë”, u shpreh Berisha.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











