Lajme
Nga 1 korriku, ulen tarifat kufitare
Elbasan Morina thotë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës është i mirëpritur, por nuk është i plotë sepse nuk realizon pritjet e diasporës
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka vendosur tashmë, që nga 1 korriku 2015, të ulen për 50 për qind taksat kufitare për bashkatdhetarët. Mirëpo ekspertët e ekonomisë në Prishtinë, dyshojnë se sigurimi i autopërgjegjësisë do të zbatohet me efikasitet nga kompanitë e sigurimeve.
Sigurimi kufitar i auto-përgjegjësisë është i obliguar me ligj për të gjitha mjetet motorike me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Arsyet për blerjen e këtij sigurimi janë se Republika e Kosovës nuk është anëtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër, dhe si rrjedhojë, asnjë karton i gjelbër, i cilitdo shtet në botë, nuk vlen në Kosovë, përveç Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë.
Elbasan Morina, udhëheqës i organizatës joqeveritare “Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim”, organizatë kjo që ka përgatitur disa projekte për diasporën, thotë se këto tarifa nuk duhet të aplikohen fare.
”Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës është i mirëpritur, por nuk është i plotë sepse nuk realizon pritjet e diasporës në këtë aspekt. Sigurisht që kërkohet që taksa të largohet komplet, pasi një gjë e tillë është e mundshme për të gjitha vendet ku diaspora jeton dhe vepron, por aplikohet vetëm me rastin e vizitave në Kosovë”, tha Morina, citon REL.
Sigurimi kufitar i mbulon të gjitha dëmet ndaj palëve të treta, të cilat shkaktohen nga pronarët e mjeteve motorike me tabela të huaja që kanë sigurim të vlefshëm kufitar.
Ky sigurim, nuk i mbulon dëmet e shkaktuara në automjetin e shkaktarit të dëmit, dëmet e shkaktuara nga personat e panjohur, dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, si dhe dëmet e shkaktuara nga vetë poseduesi i këtij sigurimi, vetërrokullisja apo nga kafshët në rrugë.
Ibrahim Rexhepi, ekspert për çështje ekonomike, duke konsideruar vendimin si lehtësim financiar për mërgimtarët, dyshon në qëndrueshmërinë ligjore të këtij vendimi.
“Ky problem e ka edhe prapavijën tjetër. Kush e merr rrezikun në rast se bëhet kompensim në bazë të tarifës. A janë kompanitë e sigurimeve apo BQK-ja që marrin një veprim të tillë, i cili duhet të analizohet dhe trajtohet a ka qëndrueshmëri ligjore”, thotë Rexhepi.
Ndërsa, profesori në Universitetin e Prishtinës, Ibish Mazreku, ka punuar në sektorin e sigurimeve në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Mazreku tregon se nëse zvogëlohen limitet e përgjegjësisë, duhet të ndryshohet edhe ligji përkatës.
“Po të zvogëlohen limitet e përgjegjësisë, duhet të ketë ndryshime edhe në Ligjin për Auto-përgjegjësinë e kështu më radhë. Do të thotë, është një proces i gjatë që duhet të shkojë në harmoni. Ulja e tarifave të tilla i ka edhe pasojat e veta në pagesën e dëmeve edhe në të ardhmen”, thotë ai.
Sipas Mazrekut, zvogëlimi i primit i zvogëlon edhe fondet për pagesën e dëmeve, nëse nuk është i bazuar në analizë të mirëfilltë paraprake prej profesionistëve të kësaj fushe“, ka thënë Mazreku.
Ndryshe, taksat kufitare me kohëzgjatje prej 15 ditëve, tani do të kushtojë 15 euro dhe jo 30 euro sa kanë kushtuar më herët. Ndërsa policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 1 muaj, tani do të kushtojë 20 euro dhe jo 41 sa kanë kushtuar vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader Schader ishte gjermanist, albanolog, didaktik gjuhësor dhe autor zviceran. Autor i botimeve shkencore, i materialeve mësimore,... -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg -
Zviceranët më fatalistë dhe më pak të përgjegjshëm përballë krizës klimatike -
A do t’ju ndihmojë ofrimi i një “tarife për gjetësit” të siguroni një apartament në Zvicër?










