Lajme
Nga sot 50 për qind me lirë taksat kufitare
Nga dita e sotme, 1 Korrik, bashkatdhetarët do të paguajnë 50 për qind me lirë taksat kufitare për hyrje në Kosovë me veturë. Nuk do të paguhet më 41 euro, por 20 euro
Nga mesnata ka hyrë në fuqi ulja e tarifave kufitare për 50 për qind për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë. Nga sot ata nuk do të paguajnë më nga 41 euro për vetura të rëndomta për një muaj qëndrim në vendlindje, por kjo shumë është reduktuar në 20 euro. Po ashtu tarifat me ulje vlejnë për të gjitha automjetet.
Vendimin për uljen e taksave kufitare e ka marrë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, pas kërkesës që kishte bërë kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Rrahim Pacolli. Ky i fundit që ësht edhe pronar i kompanisë së sigurimeve “Siguria” ka kërcënuar BQK-në, se i vetëm do të aplikojë uljen e tarifave për 50 për qind për të gjithë bashkatdhetarët.
Rrahim Pacolli u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarët. “Meqenëse nga ora 00:00 fillon zbatimi i vendimit për zbritje të tarifave të sigurimit kufitar në masë prej 50 për qind, shfrytëzoj rastin që bashkatdhetarëve të ju uroj mirëseardhje dhe pushim të këndshëm në vendlindje”, ka thënë Pacolli.
Ndryshe, sipas vendimit që ka marrë BQK, policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, tani do të kushtojë 15 euro dhe jo 30 euro sa kanë kushtuar më herët. Ndërsa policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 1 muaj, tani do të kushtojë 20 euro, kurse për kohëzgjatje prej dy muajve do të paguhet vetëm 35 euro. Gjatë viteve të kaluar këto tarifa kanë qenë, 41 euro për 1 muaj dhe 71 euro për dy muaj.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka lansuar një peticion për anulimin total të taksës së sigurimeve. Për më shumë, ju mund të plotësoni on line formullarin përkatës në albinfo.ch. 
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Marrëdhëniet romantike midis gjyqtarëve shkelin “zakonet” e vendosura të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme Federale”. Ky ishte... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit













