Sport
Jurgen Uldedaj në histori, kampion bote në IBO
Ky është titulli i parë botëror në historinë e boksit shqiptar në këtë organizatë, një arritje që e ngjit Uldedajn në elitën e sportit ndërkombëtar
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka hyrë në histori, pasi është shpallur kampion bote nga International Boxing Organization (IBO), në kategorinë IBO Cruiserweight, pas fitores ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum.
Ndeshja u zhvillua në “O₂ Arena” të Londrës dhe përfundoi me fitoren e shqiptarit pas një dueli të fortë e të ekuilibruar në raundet e para, por që Uldedaj e dominoi në fund duke fituar me vendim të gjyqtarëve, transmeton albinfo.ch.
Ky është titulli i parë botëror në historinë e boksit shqiptar në këtë organizatë, një arritje që e ngjit Uldedajn në elitën e sportit ndërkombëtar.
Deri tani, ai numëron 21 fitore në karrierë, prej të cilave 12 me nokaut, dhe ka mbajtur më parë tituj si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”.
Edhe pse stërvitet mes Gjermanisë dhe Anglisë, Uldedaj vazhdon të ngrejë me krenari flamurin shqiptar në arenat më prestigjioze të boksit botëror.
Uldedaj ka shkruar në Facebook se ëndrra është bërë realitet.
“Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time. Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser. Ky titull nuk është vetëm i imi – është për gjithë shqiptarët kudo që janë. Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën, dhe për çdo djalë apo vajzë që ka një ëndërr — asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh. Faleminderit ekipit tim, familjes, trajnerëve dhe çdo personi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Sot shkruam histori për Shqipërinë”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”











