Lajme
Kosovë, shkatërrohen më shumë se 1700 armë
Në Ditën Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve 9 Korrikut, Policia e Kosovës ka shkatërruar mbi 1,742 copë të armëve të vogla dhe të lehta. Armët e shkatërruar janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë hetimit të krimit, ndërsa sipas ligjit, ato armë shkartohen dhe shkrihen.
Në këtë ceremoninë e shkatërrimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, zëvendës-përfaqësuesja e UNDP, Alessandra Roccasalvo dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.
“Është një ditë e veçantë, kur Kosova sërish rithekson përkushtimin e fuqishëm që të zbatoj standardet më të larta ndërkombëtare për kontrollin e armëve, përkatësisht luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe municionit dhe në të njëjtën kohë, Kosova demonstron përkushtimin e fuqishëm që të luftojë të gjitha llojet e paligjshme të trafikimit me armë”, tha ministri i Brendshëm, Hyseni.
Ai vuri në dukje se në strategjinë legjislative për vitin e ardhshëm Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë kompletimin e mëtejmë të kornizës ligjore për të kontrolluar këtë punë. Ai tha se vitin e ardhshëm do të hartojmë dhe të draftojmë një ligj të ri që e rregullon këtë fushë dhe ligji do të përfshijë përvojat nacionale dhe ndërkombëtare.
Ndërsa zëvendës-përfaqësuesja e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, tha se
data 9 Korrik përkujton botën për rrezikun që kanë armët e tepërta, të siguruara në mënyrë të paligjshme dhe për rrezikun që paraqesin për sigurinë dhe jetën e qytetarëve.
Ajo falënderoi qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë për mbështetjen e tyre bujare për projektin e UNDP-së për shkatërrimin e armëve dhe eksplozivëve që në këtë rast po e mbështetë Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ndërsa Asllan Uka qytetar i Kosovës, viktimë e përdorimit të paligjshëm të armëve në ahengje familjare, bëri thirrje që të bëhet një kontrollim më rigoroz i armëve të paligjshme para se ato të përdorën, pasi pasojat vetëm po shihen.
Ai tha se është i lumtur që sot po merr pjesë në shkatërrimin e kësaj të keqe e cila ka pasoja të pa riparueshme.
Shkatërrimi i armëve të vogla dhe të lehta është një aktivitet i realizuar në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është mbështetur nga UNDP – projekti për zvogëlimin e Rrezikut nga Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët.
Ndryshe lufta e fundit që u zhvillua në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, pas vetës ka lënë më shumë se 300 mijë armë në duar të qytetarëve. Këto armë, përkundër shumë apeleve, kurrë nuk iu dorëzuan autoriteteve të rendit. UNDP disa herë bëri fushatë për mbledhjen e këtyre armëve, por më shumë i kushtoi fushata se sa armët që u dorëzuan.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?










