Lajme
Preken nga Bruceloza, asgjësohen 96 krerë dhi
Sëmundja e brucelozës ka goditur një tufë të dhive të kuqe e të zeza në fshatin Gajrak të Malishevës. Me vendim AVUK-së, 96 krerë dhi janë mbytur
Me vendim të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës dhe me asistimin e inspektorëve komunal, sot në fshatin Gajrak të Malishevës, janë asgjësuar 96 krerë dhi dhe një gjedh, të prekura nga sëmundja e “brucelozës”. Sipas pronarëve, nga kjo sëmundje janë prekur edhe disa anëtar të familjes së tij, të cilët janë duke u trajtuar.
Siç thuhet në një njoftim, asgjësimi është bërë, në kuadër të mbrojtjes së shëndetit dhe eliminimit të kësaj sëmundje, në mënyrë që të mos përhapet më shumë.
“Asgjësimi i këtyre kafshëve shtëpiake, është bërë në mënyrë profesionale, sipas rregullave për asgjësimin e kafshëve të sëmura dhe janë varrosur në varrezat e kafshëve, vendi i cili është i kufizuar për varreza të kafshëve të cilat asgjësohen në raste kur kanë sëmundje”, thuhet në njoftimin komunal, raporton Albinfo.Ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Orë të pafundme bllokimi trafiku, kjo është gjendja e trafikut në Zvicër Rrjeti i rrugëve kombëtare po arrin gjithnjë e më shumë kufijtë e kapacitetit të tij. Por... -
Rreziku i zjarreve në pyje rritet nga 4 në 5 në Gjenevë -
Migros hap supermarketin e parë zviceran që është i hapur 24 orë në ditë -
Katër firma zvicerane midis 100 kompanive më të mira -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër










