Kosova
Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe
Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka kritikuar refuzimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve për certifikimin e Listës Serbe, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në rrjetin social “Bluesky”, ka shkruar se procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrimet politike që bëhet nga akterët politikë.
“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, ka shkruar ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.
Përpjekjet e kaluara për t’ia ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje kësaj partie ishin kundërshtuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.
Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimit të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër.
Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi.
Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në të dyja rastet e mëhershme PZAP-ja e kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëseve të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike












