CH-Ballkani
Festat publike: Si renditet Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit
Nëse krahasimi bëhet në nivel evropian, Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë festa publike
Festat zyrtare përfaqësojnë disa nga ditët më të rëndësishme për çdo popull, pasi pasqyrojnë traditat, besimet dhe historinë e tij.
Çdo vend ka kalendarin e vet të festimeve, ku përfshihen si festa me karakter botëror, ashtu edhe festa unike kombëtare. Por sa ditë festash zyrtare gëzon Shqipëria?
Sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë për vitin 2025, Shqipëria ka pasur gjithsej 15 ditë feste zyrtare, si edhe 2 ditë të veçanta pushimi. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, 26 dhjetor, të shpallet ditë pushimi për administratën publike.
Ky vendim vjen si zgjatje e festimeve të Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Si rrjedhojë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë pushimi radhazi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit ditën e hënë.
Po sa ditë pushimi priten në vitin 2026? Referuar kalendarit të festave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, edhe për vitin e ardhshëm parashikohen po ashtu 15 ditë feste zyrtare. Një analizë e “Scan Intel”, referuar kalendarit të festave zyrtare për vitin 2026, tregon se nga totali i festave, 6 prej tyre i përkasin festave fetare, ndërsa 9 janë festa jo fetare.
Në krahasim me vendet e botës, Shqipëria klasifikohet si një vend me relativisht pak ditë festash apo pushimesh, me 15 të tilla në total. Megjithatë, nëse krahasimi bëhet në nivel evropian, Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë festa publike. Në rajon, Kosova ka gjithsej 12 ditë pushimi, sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërsa Shqipëria renditet pas vetëm dy vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilat kanë respektivisht 16 dhe 23 ditë pushimi zyrtare.
Festat janë momente të veçanta që bashkojnë njerëzit dhe pasqyrojnë identitetin kulturor, historik dhe fetar të një shoqërie. Ato shërbejnë jo vetëm si ditë pushimi, por edhe si mundësi për reflektim, bashkim dhe ruajtje të traditave brez pas brezi.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













