Lajme
Tragjedia në Crans-Montana: Identifikimi i viktimave mund të zgjasë shumë ditë
Pesë ditë prej ngjarjes së rëndë, autoritetet vazhdojnë identifikimin e të vdekurve dhe hetimet për shkaqet e zjarrit
Zvicra është në zi pas tragjedisë së natës së Vitit të Ri në resortin e skive Crans-Montana, ku një zjarr i madh në barin “Le Constellation” shkaktoi humbjen e jetës së të paktën 47 personave, ndërsa 119 të tjerë mbetën të plagosur dhe po trajtohen në spitale të ndryshme, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet kanë konfirmuar identitetet e katër personave të rinj – përfshirë dy vajza dhe dy djem – ndërsa procesi i identifikimit mbetet i vështirë për shkak të djegieve të rënda dhe pritet të zgjasë ditë ose javë.
Hetimet e policisë kantonale kanë zbuluar se zjarri dyshohet të ketë nisur nga fishekzjarret që ndodheshin në shishet e shampanjës dhe ishin vendosur shumë pranë tavanit të lokalit, që përbëhej nga panele akustike që favorizuan përhapjen e flakëve.
Autoritetet e hetimit dhe prokurorët po analizojnë skemat e sigurisë dhe rregullat e zbatueshme për ambiente të tilla për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore, transmeton albinfo.ch.
Pas kësaj tragjedie, liderë të Bashkimit Evropian shprehën solidaritet të fortë me Zvicrës, duke ofruar ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për mbështetje mjekësore dhe asistencë për të plagosurit. Presidenti i Konfederatës Helvetike e përshkroi ngjarjen si “një nga tragjeditë më të rënda që vendi ka përjetuar ndonjëherë,” duke nënvizuar sfidat që paraqet trajtimi i viktimave dhe strehimi i familjeve të prekur.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














