Lajme
Bahtiri, shumë premtime për bashkatdhetarë
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri iu premtoi mërgimtarëve lehtësira për investime, ndërsa administrata do të punojë me orar shtesë për ta
Vetëm një numër i vogël i bashkatdhetarëve iu kanë përgjigjur ftesës së Agim Bahtirit, kryetarit të Mitrovicës për takim me mërgatën. Megjithatë, ai iu premtoi mërgimtarëve se komuna e tij do të bëj lehtësira për investime, ndërsa administrata do të punojë me orar shtesë për diasporën.
“Gjatë periudhës 18 mujore të qeverisjes time në komunën e Mitrovicës janë arritur rezultate inkurajuese në punë. Administrata komunale është shumë më efikase dhe e kompletuar se përpara, prandaj edhe në disa raste jemi vlerësuar si komunë model për punën në gjendjen civile, ku kemi zgjatur orarin e punës me qëllim që qytetarët të mund të pajisjen me dokumente pas orarit të punës në kohë sa më të shkurtër”, tha kryetari Bahtiri.
Në aspektin e zhvillimit ekonomik, ai tha se po punohet në funksionalizimin e Zonës së lirë ekonomike e cila gjeneron zhvillim dhe vende pune, ndërkohë që në zonën industriale është duke u punuar në infrastrukturën e saj dhe vendosjen e bizneseve, ku deri tash, sipas tij, janë ndarë hapësira për disa biznese siç është kompania amerikano-suedeze “Green Power 3”, për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e 12 megavateve rrymë elektrike.
Mërgimtari Fetah Ismajli, të cilin kryetari Bahtiri e kishte shoqëruar deri në shërbimin e ofiqarisë për të rregulluar një dokument, tha se ishte mahnitur me një gjest të tillë të tij, andaj edhe në shenj falënderimi dhe respekti, i dhuroi atij një hartë të trojeve etnike të punuar me minerale të Minierës Trepça.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Marrëdhëniet romantike midis gjyqtarëve shkelin “zakonet” e vendosura të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme Federale”. Ky ishte... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit













