Lajme
Për tetë vjet, 300 milionë euro më pak investime
Sipas statistikave të fundit, nga vitit 2007 deri në vitin 2014, numri i investimeve të huaje direkte ka rënë për 300 milionë euro
Kosova gjatë viteve të fundit nuk po arrin që t’i joshë investitorët e huaj. Sipas statistikave të fundit, nga vitit 2007 deri në vitin 2014, numri i investimeve të huaje direkte ka rënë për 300 milionë euro. Derisa në vitin 2007 ato ishin 440 milionë euro, në vitin e kaluar ato ranë në 151 milionë euro.
Në rënien e këtyre investimeve ka ndikuar niveli i lartë i korrupsionit, burokracia, si dhe sistemi i brishtë i drejtësisë.
Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë vitit 2014 investimet e huaja direkte në vendin tonë ishin 151 milionë euro, ato të vitit 2013 ishin 280 milionë euro, derisa investimet direkte në vitin 2012 ishin 229 milionë euro, raporton Zëri.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna të BQK-së shihet qartë se gjatë vitit 2011 biznesmenët
e huaj në Kosovë investuan 384 milionë euro, në vitin 2010 investuan 368 milionë euro, në vitin 2009 investuan 295 milionë euro, në vitin 2008 – 369 milionë euro, si dhe në vitin 2007 ishte kulmi i investimeve të huaja prej 440 milionë euro.
Mirëpo, edhe gjatë katër muajve të parë të këtij viti trendi i investimeve të huaja nuk është i kënaqshëm. Pjesa dërmuese e mjeteve të huaja kryesisht janë investuar në sektorin bankar, patundshmëri dhe industri, ndërkaq sektori i bujqësisë edhe më tutje mbetet sektori me më së paku investime të huaja direkte
E-Diaspora
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Formula fituese e Yakinit dhe Xhakës vazhdon të japë rezultate -
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren -
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë










