Lajme
Kuvendi i Kosovës voton Gjykatën Speciale
Pro amendamenteve kushtetuese kanë votuar 82 deputetë, 5 u deklaruan kundër, ndërsa një deputetë abstenoi. Blloku opozitar qëndroi në seancë, por nuk mori pjesë në votim
Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e dytë i ka thënë po formimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës. Pro amendamenteve kushtetuese kanë votuar 82 deputetë, 5 u deklaruan kundër, ndërsa një deputetë abstenoi. Në këtë proces votimi, blloku opozitar qëndroi në seancë, por nuk mori pjesë në votim.
Formimi i kësaj gjykate do të krijojë rrethana të reja në Kosovës, pasi që gjatë disa viteve, disa nga ish guerilët e UÇK-së do të merren me këtë proces gjyqësor. Formimi i Gjykatës Speciale ka qenë kush i ndërkombëtarëve, për të vërtetuar nëse dhe UÇK ka bërë krime të luftës.
Debati i sotëm në Kuvend kaloi me shumë debate të ashpra ndërmjet opozitës që u deklarua kundër dhe partive të koalicionit që insistoi pro Gjykatës. Madje debati kaloi deri në at nivel sa deputetët përdorën edhe fjalë banale, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli në përpjekje për të qetësuar ligjvënësit, iu rekomandoi atyre që çështjet personali t;i zgjidhin jashtë Kuvendit.
Ndryshe, kjo ishte hera e dytë që Kuvendi i Kosovës votoi amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale. Herën e parë, pesë javë më parë, Kuvendi dështo t’i votojë amendamentet. Për kalimin e tyre duheshin dy të tetat e ligjvënësve, që i bije 80 nga 12 sa ka Kuvendi i parë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












