Lajme
Gjermania nis kthimin masiv të shqiptarëve
Sot pritet të mbërrijë një tjetër avion me 100 refugjatë shqiptarë. Gjatë javës së ardhshme do të ketë disa avionë të tjerë dhe deri në fund të muajit do të kthehen 500 persona
Të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani do të kthehen gjatë muajve të ardhshëm, njoftojnë mediet gjermane. Vetëm gjatë këtij muaji, autoritetet në Berlin kanë parashikuar t’i riatdhesojnë rreth 500 qytetarë të Shqipërisë të cilët kanë kërkuar azil gjatë muajve të fundit.
Sot pasdite, pritet që të mbërrijë një tjetër avion me 100 refugjatë shqiptarë. Ky aeroplan është u dytë pas atij që erdhi ditë më parë, ndërsa raportohet se gjatë javën e ardhshme, do të ketë disa avionë të tjerë dhe deri në fund të muajit do të kthehen rreth 500 persona.
Më herët mediet vendase raportuan se po tentohet bindja e azilkërkuesve për t’u larguar me dëshirë. Madje në disa zona autoritetet po ofrojnë deri në 600 euro për person për të gjitha ata që largohen me dëshirë.
Sipas mediave gjermane, në gjysmën e parë të 2015, rreth 179.000 persona kanë aplikuar për azil në Gjermani, dy herë më shumë se një vit më parë. Mediet atje kanë shkruar se do të nisë shkurtimi i procedurave për azilkërkuesit shqiptarë. Kjo gjë u bë e ditur dje edhe nga presidenti i Zyrës Federale për Emigracionin dhe Refugjatët, Manfred Schmidt, i cili lajmëroi shkurtim të procedurave.
“Ajo që ne duhet të arrijmë është që të mos ia vlejë qëndrimi në Gjermani për një kohë të caktuar. Nga gushti, kur të hyjë në fuqi ligji i ri për qëndrimin në vendin tone, do të vendosim sanksione për kërkesat e paarsyetuara të azilit, siç është bllokimi i hyrjes në vendet e zonës Schengen, apo edhe ndalimi i shkeljes në tokën gjermane”, tha ai.
Ndryshe, siç kanë raportuar disa herë përfaqësuesit e shtetit Gjerman, përfshirë këtu edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës në Tiranë, gjasat që qytetarët shqiptarë të fitojnë statusin e refugjatit në Gjermani janë shumë të vogla, gati zero. Ajo tha se Gjermania ka nevojë për shqiptarë të kualifikuar, me zanate, por jo për azilanta
E-Diaspora
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Formula fituese e Yakinit dhe Xhakës vazhdon të japë rezultate -
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren -
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë












