Muzikë
Ramë Lahaj dhe Marigona Qerkezi magjepsin diasporën shqiptare me koncert solemn në Gjenevë
Në skenën e Victoria Hall, dy artistët me famë ndërkombëtare sollën një mbrëmje të veçantë për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj, në shoqërimin e sopranos Marigona Qerkezi, kanë mbajtur mbrëmë një koncert madhështor në Gjenevë, përballë diasporës shqiptare dhe adhuruesve të muzikës klasike, shkruan albinfo.ch.
Koncertin në Gjenevë, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e ka organizuar Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë.
Dy artistët me famë ndërkombëtare u ngjitën në skenën prestigjioze të Victoria Hall, duke sjellë emocione të forta dhe një program artistik me vlera të larta muzikore për bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Interpretimet e tyre u pritën me duartrokitje të gjata, ndërsa atmosfera në sallë ishte mbresëlënëse.
Koncerti, i cili nisi nga ora 19:30, u mbajt për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Salla ishte e mbushur plot me mërgimtarë shqiptarë, të cilët kishin ardhur për të përjetuar nga afër performancën e dy emrave të mëdhenj të skenës operistike shqiptare, shkruan tutje albinfo.ch.
VIDEO:
Në një mesazh drejtuar diasporës pas koncertit, Ramë Lahaj u shpreh me mirënjohje të thellë:
“Mërgata jonë është dhe do të mbetet përherë shpresë, inspirim, frymëzim, identitet i krenarisë kombëtare. Me gjithë këtë dashuri që ma dhatë mbrëmë në Gjenevë, ua kam borxh edhe një koncert në Cyrih së shpejti. Ju dua.”
Mbrëmja në Gjenevë u shndërrua në një festë të muzikës klasike dhe identitetit kombëtar, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë mes artistëve shqiptarë dhe diasporës./Albinfo.ch



Lexoni po ashtu:
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg shqiptari që planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift 21-vjeçari nga Austria u shpall fajtor për planifikimin e një sulmi xhihadist gjatë “Eras Tour” në... -
Berlin
Petrit Halilaj në panel diskutimi në Berlin në kuadër të Javës Italiane në Gjermani -
Bebe Rexha dhe David Guetta paralajmërojnë hitin e ri “Sad Girls” -
Nju-Jork
Dalin detaje të reja tronditëse për vdekjen e shqiptares në Nju-Jork -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë Telefonuesi kishte pretenduar se kishte parë imazhe të një rrëmbimi në një vend të njohur për... -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur -
Helmim i mundshëm me acid hidrocianik në Aargau -
Rrëzohet një aeroplan pa motor në Schwyz, vdes piloti -
Turizmi në Zvicër: Më shumë bujtje në vitin 2025















