Lajme
Shqipëria, sivjet rekord me numrin e turistëve
Për 6 mujorin e parë janë regjistruar 140 mijë vizitorë më shumë se e njëjta periudhë të vitit të kaluar. Shqipëria sivjet synon të kap shifrën prej 3,5 milionë turistësh
Viti 2015 është më i mirë sa i përket sektorit të turizmit në Shqipëri, me një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve. Kështu ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Shqipëri, Arben Ahmetaj, sipas të cilit, brenda gjashtë muajve, numri i vizitorëve ka kaluar 140 mijë më shumë se vitin e kaluar.
“Pa frikë ky është një nga vitet më të mira të turizmit në Shqipëri për sa i përket numrave të vizitorëve. Vetëm në 6-mujorin e parë Banka e Shqipërisë raportoi një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin 2014, për të njëjtën periudhë me gati 140 mijë vizitorë më shumë. Shpresojmë që këtë vit të shkojë deri në 3.5 milionë vizitorë në bazë të standardeve që po flasim”, deklaroi ai.
Turizmi, sipas Ahmetajt, është sinjali i parë i rritjes ekonomike, në 3 muajt e parë patëm një rritje ekonomike 2.82 për qind më shumë se parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar që është 2.7 për qind për këtë viti, raporton Koha.
Ai kërkoi që sektori privat që të rrisë cilësinë e shërbimeve, modestinë, mikpritjen dhe të rregullojë çmimet duke i bërë ato të krahasueshme me vendet e tjera të rajonit.
Ministri nuk mohoi që ka problematika siç janë edhe problemet me ujin dhe me energjinë, por gjithçka po shkon drejt përmirësimit dhe se këto janë probleme të trashëguara.
Tjetër risi për Ahmetajn këtë vit është edhe tipologjia e turistëve që kanë ardhur në Shqipëri, jo thjesht nga rajoni por nga e gjithë bota.
“Për herë të parë Shqipëria nuk përballonte dot kërkesat që vinin nga operatori turistik nga e gjithë bota, dhe është viti i parë që kemi pasur një tipologji të re të vizitorëve jo më thjesht nga rajoni”, tha më tej Ahmetaj.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë










