Lajme
Autostrada Nish-Prishtinë…, kushton 650 milionë €
Implementimi i projektit të autostradës mund të fillojë në vitin 2017, ndërsa vetëm nga pjesa serbe kushton 350 milionë euro
Autoritetet serbe kanë përgatitur projektin për ndërtimin e autostradës Nish – Prishtinë që lidhë më pas Durrësin, i cili do të jetë një nga projektet më të rëndësishme në konferencën e Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor më 27 gusht në Vjenë. Kjo autostradë thuhet se kushton 650 milionë euro.
Sekretari i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në Serbi, Dejan Trifunoviq, tha se Serbia është gati për takimin e ardhshëm të Vjenës, i cili do të mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe se implementimi i projektit të autostradës mund të fillojë në vitin 2017.
Autostrada, sipas kësaj ministrie, do të lidh korridoret 8 dhe 10 si dhe të gjithë rajonin e Ballkanit.
“Për Serbinë, rol kryesor ka zhvillimi i infrastrukturës dhe kryeministri, në takimin e fundit në Berlin, në gusht të vitit 2014, në një mënyrë pozitive ka imponuar temën në lidhje me zhvillimin e infrastrukturës dhe që atëherë është arritur shumë në këtë drejtim. Të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor arritën një konsensus mbi të ardhmen e rrjeteve bazike dhe gjithëpërfshirëse të korridoreve transportuese. Tani, presin vazhdimin e mëtejshëm të aktiviteteve në Vjenë”, tha Trifunoviq për Tanjug, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se projekti përfshin përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe ai definon qartë se çka do të ndodh në katër vitet e ardhshme.
“Një nga projektet që do të jenë në fokus është autostrada Nish-Prishtinë – Durrës. Për këtë projekt janë tri palë të interesuara, Serbia, Shqipëria dhe BE-ja. Gjatësia e përgjithshme e autostradës është 384 km, nga Nishi në Merdare ka 77 kilometra dhe kjo e fundit deri në Prishtinë ka 22 kilometra”, tha Trifunoviq.
Serbia ka përgatitur dizajnin e përgjithshëm dhe ka kryer studimin e para fizibilitetit për projektin, ndërsa projekti i ndërtimit të kësaj autostrade do të prezantohet në Vjenë më 27 gusht. Sipas tij, autostrada do të lejojë “ekonominë serbe të zhvillohet përmes porteve shqiptare të Durrësit dhe Vlorës”.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ditë më parë kishte thënë se Serbia është e gatshme të paguajë 350 milionë euro për ndërtimin e pjesës së vetë të autostradës, e cila do të kushtojë në total prej 600-650 milionë euro, ndërsa BE-ja do të na ndihmojë me rreth 300 milionë euro.
Ndryshe, autostrada që njihet si Rruga e Kombit, nga Miloti deri në Prishtinë ka kushtuar më shumë se 1.3 miliard euro, ndërsa vetëm pjesa e mbetur nga Prishtina deri në Nish, sipas autoriteteve serbe, do të kushtoj rreth 650 milionë euro.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë











