Shqipëria
Remitencat në Shqipëri: Si shpenzohen më shumë
Në një Shqipëri ku më shumë se një në tre familje ka të paktën një anëtar emigrant, remitancat po shërbejnë para së gjithash si mbështetje për jetën e përditshme, ndërsa roli i tyre në investim mbetet akoma i kufizuar
Remitancat e emigrantëve shqiptarë arritën në 1.12 miliardë euro në vitin 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani. Por kjo shifër bëhet më e kuptueshme kur zbret nga niveli makro te familja.
Duke marrë si bazë 756 mijë familje të regjistruara nga Censi 2023, dhe duke aplikuar mbi to profilin e Anketës së Migracionit 2024, rezulton një përllogaritje domethënëse, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Nëse 37% e familjeve kanë të paktën një emigrant dhe afërsisht gjysma e familjeve emigrante, konkretisht 48% kanë marrë remitanca, atëherë paratë e ardhura nga jashtë kanë prekur rreth 134 mijë familje në shkallë vendi. Sipas anketës, për familjet përfituese remitancat përbëjnë 41% të të ardhurave totale.
E përkthyer në vlerë, fluksi rekord prej 1.12 miliardë eurosh barazohet me mesatarisht rreth 8.3 mijë euro në vit për familje përfituese, ose afërsisht €695 në muaj. Kjo është një shumë që flet më qartë sesa vetë rekordi. Remitancat nuk janë thjesht një tregues i hyrjeve valutore, por një pjesë e drejtpërdrejtë e buxhetit mujor të mijëra familjeve shqiptare.
Edhe më domethënës është përdorimi i këtyre parave. Anketa tregon se 90% e familjeve përfituese i përdorin remitancat për ushqim dhe nevoja të përditshme, 36% për shpenzime shëndetësore dhe 30% për arsim, ndërsa më pak se 2% për zgjerim biznesi ose inpute bujqësore. E përkthyer mbi numrin e familjeve që rezultojnë përfituese, kjo do të thotë se rreth 121 mijë familje i përdorin këto para për tryezën e përditshme, rreth 48 mijë për shëndetin, rreth 40 mijë për arsimin, ndërsa më pak se 2,700 për investim produktiv.
Në një Shqipëri ku më shumë se një në tre familje ka të paktën një anëtar emigrant, remitancat po shërbejnë para së gjithash si mbështetje për jetën e përditshme, ndërsa roli i tyre në investim mbetet akoma i kufizuar.
Theksojmë se shifrat për numrin e familjeve përfituese dhe mesataren mujore janë përllogaritje ilustrative, të ndërtuara duke kombinuar totalin e familjeve të Censit 2023 me peshat e raportuara nga Anketa e Migracionit 2024 dhe shumën totale të remitancave për vitin 2025. Ato nuk përfaqësojnë një numërim administrativ të drejtpërdrejtë.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














