Muzikë
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Violinistja virtuozë do të performojë më 29 prill në “St James’s Piccadilly”, e shoqëruar nga London International Concert Orchestra nën drejtimin e dirigjentit Alexander Walker.
Më 29 prill, në ambientet e “St James’s Piccadilly” në Londër, do të mbahet një koncert i veçantë i muzikës klasike, i organizuar nga DEA Music, duke filluar nga ora 19:30, transmeton albinfo.ch.
Në qendër të kësaj mbrëmjeje artistike do të jetë violinistja virtuozë Alda Dizdari, e cila do të interpretojë e shoqëruar nga London International Concert Orchestra, nën drejtimin e dirigjentit Alexander Walker. Bashkëpunimi mes Dizdarit dhe Walker është vlerësuar ndër vite për projekte të suksesshme, përfshirë edhe një regjistrim të fundit që ka marrë vlerësime të shumta nga kritika.
Programi i koncertit do të sjellë para publikut vepra nga tre emra të mëdhenj të muzikës klasike botërore: Antonín Dvořák, Jean Sibelius dhe Pyotr Ilyich Tchaikovsky, duke ofruar një udhëtim të pasur emocional dhe artistik.
Mbrëmja do të hapet me kompozimin “In Nature’s Realm” të Dvořák, një vepër e ndritshme që reflekton energjinë dhe bukurinë e natyrës. Më pas, publiku do të ketë mundësinë të shijojë Koncertin për violinë të Sibelius, një nga veprat më të fuqishme të repertorit violinistik, ku Alda Dizdari pritet të sjellë një interpretim të mbushur me virtuozitet dhe ndjeshmëri.
Koncerti do të përmbyllet me Simfoninë nr. 4 të Tchaikovsky-t, një kryevepër e njohur për dramën, pasionin dhe intensitetin emocional, që pritet të mbyllë mbrëmjen në mënyrë mbresëlënëse.
London International Concert Orchestra vazhdon të tërheqë interes të madh, duke ndërthurur muzikantë me përvojë nga orkestrat kryesore të Londrës me talente të rin/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











