Kosova
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni
Ish-presidentja e Kosovo përmes një video-mesazhi fton mërgimtarët të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rolin e rëndësishëm që diaspora ka pasur gjithmonë për vendin.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar diasporës me një video-mesazh lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 7 qershor, përcjell albinfo.ch.
Në mesazhin e saj, ajo u bëri thirrje mërgimtarëve që të vijnë në Kosovë për të votuar ose të regjistrohen për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, duke theksuar se diaspora ka qenë gjithmonë pranë vendit në momentet më të rëndësishme.
“E keni dëshmuar në të kaluarën, e po e dëshmoni edhe sot – ju asnjëherë nuk e latë Kosovën vet. Edhe tani, atdheu ka nevojë për ju, për fjalën tuaj, për përkushtimin tuaj dhe për pjesëmarrjen tuaj. Më 7 qershor ju duam përsëri bashkë. Ejani në Kosovë ose regjistrohuni për të votuar”, tha Osmani.
Ajo theksoi se gjatë pesë viteve të saj në Presidencë, takimet me mërgatën kanë qenë ndër momentet më të veçanta të angazhimit të saj politik. Sipas saj, diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm në periudhat më të vështira të vendit, duke mbajtur gjallë shpresën dhe duke kontribuar në ringritjen e shtetit.
Në fund të mesazhit, Osmani rikujtoi edhe rëndësinë e përfshirjes së diasporës në vendimmarrje, duke theksuar se sa më afër të jetë mërgata me proceset politike, aq më e fortë do të jetë Kosova.
“Sa më afër e kemi mërgatën në çdo vendim, aq më e fortë do të jetë Kosova. Kosovën e kemi të përbashkët, pavarësisht se ku jetojmë. Regjistrohuni, votoni dhe ndikoni”, përfundoi ajo mesazhin e saj./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













