Futboll

Hoffenheimi, i futbollistëve nga Kosova, do të luajë në Ligën e Evropës

Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari luajtën deri në minutën e 67-të, ndërsa Leon Avdullahu e kompletoi ndeshjen

Hoffenheimi, ku paraqiten tre futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, do të luajë në Ligën e Evropës në edicionin tjetër.

Hoffenheimi të shtunën pësoi humbje të thellë në ndeshjen e fundit të kampionatit elitar gjerman në udhëtim te Borussia Monchengladbach, 4:0.

Asllani dhe Hajdari luajtën deri në minutën e 67-të, ndërsa Avdullahu e kompletoi ndeshjen. Asllani e mbylli sezonin në Bundesligë me 10 gola e shtatë asistime, ndërsa në verë pritet të largohet nga skuadra. Avdullahu e Hajdari e kanë vazhduar kontratën dhe do të vazhdojnë qëndrimin në këtë klub, transmeton albinfo.ch.

Kampioni Bayern Munichu, Dortmundi dhe Stuttgarti do të luajnë në Champions, ndërsa Hoffenheimi dhe Bayer Leverkuseni në Ligën e Evropës.