Lajme
Shifra shqetësuese: 41 aksidente për 24 orë
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës thotë se vetëm nga muaji janar deri në gusht të këtij viti, në Kosovë 68 persona kanë humbur jetën nga aksidentet në trafik
Edhe pse Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet në trafik, numri i aksidenteve mbetet shqetësuese. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 41 aksidente rrugore, 31 prej tyre të cilësuara kanë përfunduar pa të lënduar, ndërsa 10 aksidente kanë me të lënduar, ndërsa një person ka humbur jetën.
Sipas po këtyre të dhënave, numri i tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit është 799.
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës thotë se vetëm nga muaji janar deri në gusht të këtij viti, në Kosovë, kanë ndodhur mbi 11.500 aksidente, nga të cilat 68 persona kanë humbur jetën.
“Në bazë të statistikave lidhur me aksidentet fatale, në periudhën e njëjtë nga janari deri në muajin gusht të vitit 2014 kemi 89 persona të vdekur në aksidente të komunikacionit rrugor. Ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti kemi 68 persona të vdekur. Edhe pse ky numër për 21 është më i vogël, por prapë se prapë është shqetësues”, bën të ditur Hoxha.
Sipas autoriteteve të rendit, shkak i aksidenteve, kryesisht ka qenë mosrespektimi i rregullave të trafikut nga vozitësit e automjeteve.
Edhe ekspertët e çështjeve të komunikacionit theksojnë se përveç faktorit njeri, ndikim të dukshëm në aksidente ka edhe infrastruktura rrugore.
Mevlan Bixhaku, profesor në departamentin e telekomunikacionit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në një prononcim për REL shprehet se përveç papërgjegjësisë së drejtuesve të automjeteve, në zonat urbane në Kosovë mungojnë sipërfaqet adekuate për lëvizjen e këmbësorëve.
“Faktori njeri pothuajse është faktori kryesor, pasi me sjelljet e tij, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë në vende jo adekuate, mospërshtatjen e shpejtësisë dhe rrethanave që ndikohen në rrugë, ka bërë që drejtuesit e automjeteve të jenë shkaktarët kryesorë të aksidenteve”, tha ai.
Ndryshe, gjobat për pjesëmarrësit në komunikacion të cilët nuk iu përmbahen kufizimeve, ndalimeve dhe obligimeve të shprehura përmes shenjave dënohen me 35 euro. Gjobat, sipas Ligjit për sigurinë në komunikacion në Kosovë mund të jenë edhe më të larta, varësisht nga shkeljet që bëjnë pjesëmarrësit në komunikacion.
Ndërkaq vetëm nga janari e deri në gusht të këtij viti Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 20 mijë gjoba në trafik.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau











