Kosova
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion
Gruaja ndërroi jetë në shtëpinë e bashkëshortit në Mitrovicë, ndërsa prindërit kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.
Një grua rreth 40-vjeçare, e cila kishte ardhur nga diaspora për të qëndruar në Kosovë, ka humbur jetën në Mitrovicë në rrethana që po hetohen nga autoritetet, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve të para, ajo ka ndërruar jetë në shtëpinë e bashkëshortit të saj. Më pas është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.
Familjarët e saj, nëna dhe babai, kanë kërkuar që trupit të së ndjerës t’i nënshtrohet obduksionit, duke theksuar se ajo kishte ardhur nga mërgata në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe hetimeve përkatëse./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga... -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Zvicër
-
Numri i sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi është rritur në Zvicër Në Zvicër, sëmundjet e transmetuara nga ushqimi u rritën në vitin 2025. Me 8,654 raste të... -
Pse kjo kompani ajrore në Zvicër synon vetëm 65% të fluturimeve në kohë? -
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës -
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së -
Pse Zvicra po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të forta të nxehti?














