Kosova
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së shtyhet për 16 shtator, Specialja shpjegon arsyet
Gjykata thotë se vonesa lidhet me kompleksitetin e çështjes dhe mijëra prova për t’u shqyrtuar, ndërsa avokatët e konsiderojnë shtyrjen të pajustifikuar.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë shtyrë për 16 shtator 2026 shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, përcjell albinfo.ch.
Sipas Gjykatës Speciale, vendimi për shtyrjen është marrë për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe vëllimit të madh të provave që duhet të shqyrtohen. Trupi gjykues ka bërë të ditur se gjatë procesit janë dëgjuar 270 dëshmitarë, janë administruar 5,467 prova materiale, ndërsa transkriptet e gjykimit përbëjnë 29,238 faqe.
Gjykata ka sqaruar se zgjatja e afatit është e domosdoshme për të garantuar një vlerësim të plotë dhe të drejtë të provave, duke theksuar se periudha e pushimeve gjyqësore nuk ka ndikuar në shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit.
Megjithatë, avokati Artan Qerkini e ka cilësuar shtyrjen të pajustifikuar, duke argumentuar se trupi gjykues ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë një vendim dhe se vazhdimi i paraburgimit cenon parimin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm.
Edhe avokati Skënder Musa ka vlerësuar se, megjithëse kompleksiteti i çështjes mund ta arsyetojë shtyrjen, Gjykata duhet të rishqyrtojë masën e paraburgimit ndaj katër të akuzuarve.
Gjatë fjalëve përfundimtare, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre nga të gjitha akuzat.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim që nga viti 2020 dhe përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Formula fituese e Yakinit dhe Xhakës vazhdon të japë rezultate -
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren -
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë











