Botërori 2026
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime
Xhaka përjeton emocione të veçanta në jubileun e 150-të me fanellën e Zvicrës
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, e përshkroi si një moment të veçantë kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës, një ndeshje që për të kishte edhe një domethënie personale, pasi ishte paraqitja e tij e 150-të me fanellën e kombëtares zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Mesfushori shqiptar u shpreh se ndihet i privilegjuar që ka pasur mundësinë ta përfaqësojë Zvicrën për kaq shumë vite.
“Është një privilegj të kem veshur këtë fanellë për herë të 150-të. Ky vend, ku kam lindur dhe jam rritur, i ka dhënë shumë familjes sime. Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja ime e fundit”, tha Xhaka.
Ai zbuloi se para ndeshjes kishte kërkuar nga bashkëlojtarët që këtë jubile ta bënin edhe më të veçantë duke siguruar kualifikimin, gjë që skuadra e realizoi me sukses.
Duke komentuar fitoren ndaj Algjerisë, Xhaka e cilësoi paraqitjen e Zvicrës si të pjekur.
“Pjesa e parë ishte e mirë, ndërsa e dyta shumë e mirë. Në ndeshjet me eliminim direkt nuk ka rëndësi si luan, por që të kualifikohesh. Dhe këtë e arritëm”, u shpreh ai.
Kapiteni veçoi edhe punën në mbrojtje, duke theksuar se skuadra tregoi disiplinë dhe forcë kolektive, pas tri ndeshjeve të mëparshme në të cilat kishte pësuar gol.
Xhaka pati fjalë të mëdha edhe për talentin e ri Johan Manzambi, i cili ishte sërish vendimtar për Zvicrën.
“Ai është në rrugën e duhur për t’u bërë një lojtar shumë, shumë i madh. Edhe sot na ndihmoi të shënonim. Më pëlqen mentaliteti i tij, sepse dëshiron të përmirësohet çdo ditë. Kur e ke këtë qasje në një moshë kaq të re, mund të arrish gjëra të mëdha”, theksoi Xhaka.
Në fund, ai falënderoi edhe tifozët zviceranë për mbështetjen, veçanërisht ata që u zgjuan herët për të ndjekur ndeshjen, duke e cilësuar përkrahjen e tyre si një motiv shtesë për ekipin./Albinfo.ch
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë
E-Diaspora
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Formula fituese e Yakinit dhe Xhakës vazhdon të japë rezultate -
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë -
Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës











